• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitarët: Autorit iu drodh dora kur qëlloi “të fortin” e Shkodrës

by A R
03/07/2017 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati ndaj Ilmir Hajdarit, i njohur ndryshe me pseudonimin “Mir Vetlla”, mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Në këtë pistë ka përqendruar hetimet Policia e Shkodrës lidhur me ngjarjen e ndodhur të mërkurën në qytetin e Shkodrës. Sipas rindërtimit të ngjarjes, atentatori ka ardhur nga busti i Isa Boletinit në drejtim të lokalit ku ndodhej 42- vjeçari.

Pasi ka ecur në këmbë dhe me maskë në kokë për disa metra derisa i është afruar Hajdarit, i cili ka qenë i kthyer me shpinë, e qëlloi 8 herë me pistoletë. Autori, sipas Policisë, dyshohet se është një vrasës amator, duke u nisur nga mënyra se si e ka kryer krimin, shkruan “Panorama”.

Dëshmitarët kanë deklaruar se teksa ka qëlluar, ka pasur dridhje në duart e tij, duke mos ruajtur qetësinë e një killeri, siç ndodh zakonisht në atentate të tilla për vrasjen e një personi. Atentatori, pasi ka kryer misionin që kishte marrë përsipër, është larguar po në këmbë në drejtim të vendit të quajtur “Ura Dervishbeg”, në Shkodër, që ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Pas pak metrash ka hipur në një makinë dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë kapur autorin e maskuar, por nuk kanë arritur ende që ta identifikojnë, për shkak të maskës. Gjithashtu nuk është bërë e mundur as identifikimi i automjetit me të cilin atentatori u largua nga vendin i ngjarjes pak çaste pas të shtënave.

Policia vazhdon hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes, por deri më tani nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e tij.

Policia ka shoqëruar disa persona të fisit Bajri, pasi në vitin 2001, Ilmir Hajdari është akuzuar se ka marrë pjesë bashkë me dy të tjerë në vrasjen e Indrit Bajrit. Por këta të fundit kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, duke theksuar se për vrasjen e 16 viteve më parë e kanë mbyllur konfliktin me Hajdarin. /b.d

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

A po përdoret Rama në garën në PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com