• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po përdoret Rama në garën në PD?

by Mero Baze
03/07/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha i dha të drejtë vetes të “shkrinte” 5 minuta nga gjendja në të cilën është vetëmbyllur, për të bërë një deklaratë opozitare të nivelit lokal. Nuk do t’ia vlente as të citonim, përmbajtjen e saj, por është interesante, pasi është e vetmja deklaratë opozitare e Bashës nga 17 Maji, kur ka përfunduar Marrëveshjen e jetës me Edi Ramën.

Prej atëhere të gjithë e kemi parë Lulzim Bashën të ketë një gjuhë të drunjtë kundrejt Kryeministrit, të stopojë thirrjet e militantëve që donin ta quanin “Edi droga” ose “Noriega”, siç e do Doktori, dhe akoma më shumë e kemi parë atë të painteresuar për humbjen katastrofike të PD, por të vëmendshëm për mbijetesën e tij në PD.

Pra “shkrirja”  e tij pesëminutëshe ditën e sotme, është interesante, vetëm si gjest, jo si përmbajtje. Vlen si gjest, pasi me sa duket Lulzim Basha e paska kuptuar se ka nevojë të sillet opozitar në nivel lokal, kundër PS. Pra të sulmojë kryetarin e Bashkisë.

Më tej me sa duket ka problem.

Dhe problemi qëndron tek fakti se tani e tutje, ai e ka bazuar mbijetesën e tij në politikë, jo më vetëm tek Sali Berisha, por edhe tek Edi Rama.

Sali Berisha i duhet brenda mureve të Partisë Demokratike për t’u treguar vendin kundërshtarëve, dhe për ta lënë atë sërisht në krye të partisë. Edi Rama i duhet për të krijuar idenë, se ai nuk do ta lërë PD jashtë pushtetit, dhe se do të vazhdojë të ketë një partneritet me të.

Debati mbi ministrat teknikë që nuk po largohen dhe fakti që Edi Rama nuk shprehet nëse do të jetë ose jo PD pjesë e bashkëpunimit të tij në të ardhmen, është një mënyrë për të mbajtur të hapur idenë e bashkëqeverisjes, derisa Lulzim Basha të mbarojë punët brenda PD. Kjo është e qartë, edhe pse është e panevojshme. Por frikacakët zakonisht i marin të gjitha masat për të qenë të sigurtë.

Por ajo që është e patolerueshme, është fakti që Basha është katandisur si opozitar, që të ketë leje për të sulmuar deri tek niveli i Erion Veliajt. Ndoshta dhe Vangjush Dakon dhe ndonjë bashkiak tjetër mund ta sulmojë. Më tej jo.

Kjo në të vërtetë është drama reale e asaj që po ndodh me opozitën dhe fatit të tyre të keq, që duhet të zgjedhin të mbrojnë Lulzim Bashën në një garë farsë brenda PD, ku sytë janë të drejtuar nga Edi Rama. Edhe pesë minuta që u “shkri” nga statusi që i ka vetëcaktuar vetes, ai i përdori për të treguar që është në opozitë, por me Erion Veliajn. A thua se tani problem i PD është krahasimi i planit rregullues të Tiranës së kohës Lulit me kohën e Veliajt dhe jo fakti që ajo parti nuk ka më shpresë të ringrihet.

Dhe Edi Rama ka gjetur mos merret për mos t’i rënë më qafë. Ai këto ditë, nuk po flet as për qeveri, as për koalicione, por po bashkëbisedon me “popullin” nën moton “çdo populli, bën partia”, për mos t’i prishur punë, as ndonjë ideje, që Luli duhet të krijojë për bashkëpunim me të. Brenda PD po bëhet një fushatë qesharake, ku askush nuk flet për temat madhore, për aleancat strategjike të PD në të ardhmen, dmth për qëndrimin ndaj LSI , partive të tjera apo mundësisë së kaolicionit me PS. Askush nuk flet për konceptin që kanë për reformën e mundëshme kushtetuese, çfarë nënkupton ajo, ku ndahen palët dhe si mund të bëhet në bashkëpunim me PS.

Askush nuk flet për reformën elektorale, e cila ka ndikim vendimtar për të ardhmen e PD në pushtet një ditë, për faktin nëse do ruajmë propocionalin, apo do kthehemi tek mazhoritari, do kemi “prim”, apo do kemi votë preferenciale, etj. Askush nuk flet për gjërat që duhet të ndryshojnë në PD dhe qëndrimin ndaj Berishës dhe trashëgimisë së tij, duke e bërë garën të duket si një garë kalamajsh që betohen se kush e do më shumë Berishën. E vetmja gjë që thuhet dhe diskutohet është fakti se si do manipulohen votat nga Luli dhe pse e ka ndarë Doktori kështu këtë punë. Kjo i shpjegon të gjitha, madje dhe gallatën me të cilën Edi Rama i mban iso këtij halli të Lulit.

Next Post
Tri viktima kosovare për 24-orë në bregdetin e Shqipërisë

Tri viktima kosovare për 24-orë në bregdetin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

April 18, 2026
Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

April 18, 2026
Po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë

Po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë

April 18, 2026
Zjarri te pallati pranë QSUT, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Zjarri te pallati pranë QSUT, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

April 18, 2026
“Për Shqipërinë siç i ka hije”, Spiropali takime me bazën e PS: Kudo dhe kurdo me socialistët

“Për Shqipërinë siç i ka hije”, Spiropali takime me bazën e PS: Kudo dhe kurdo me socialistët

April 18, 2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

April 18, 2026
U dyshua se vdiq nga shkaqe natyrale, Policia zbardh ngjarjen në Durrës: 59-vjeçari u dhunua

U dyshua se vdiq nga shkaqe natyrale, Policia zbardh ngjarjen në Durrës: 59-vjeçari u dhunua

April 18, 2026
Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan

Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan

April 18, 2026
“Përballja me regjimin, jetike”, Berisha akuza Policisë: Hodhën spraj ariu dhe dhunuan zyrtarët e PD-së

“Përballja me regjimin, jetike”, Berisha akuza Policisë: Hodhën spraj ariu dhe dhunuan zyrtarët e PD-së

April 18, 2026
Protesta/ Balliu: Deputetët e PD u goditën me urdhër nga policë të droguar, operacioni u drejtua nga Balluku dhe Rama

Protesta/ Balliu: Deputetët e PD u goditën me urdhër nga policë të droguar, operacioni u drejtua nga Balluku dhe Rama

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In