Një procedim penal ka nisur ndaj një prifti në Itali të akuzuar për abuzim.
Djali ka drejtuar gishtin drejt një famulltari në qytetin e tij, Francofonte dhe e akuzuar për abuzim të vazhdueshëm sekusual gjatë viteve të rritjes.
Peshkopi tashmë ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka përcjellë dosjen në Romë.
“Jemi të trembur, komuniteti i Frankofontes është i tronditur. Ftoj prokurorin ta sqarojë çështjen, duke besuar tek Drejtësia dhe tek peshkopi për një qëndrim të qartë për këtë çështje”.
Kështu kryebashkiaku i Francofonte Daniele Lentini ka dashur të tregojë afërsi dhe solidaritet me bashkëqytetarin e ri që ka paraqitur ankesën.
Prifti, tashmë në pension, është banor i Dioqezës së Sirakuzës pa asnjë detyrë.
/a.r