• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia që bindi hetuesit/ Si u zbardh krimi makabër i 5 viteve më parë, proteza e dhëmbëve identifikoi Kurtdedën pas zhvarrosjes

by Java News
17/12/2022 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje si ajo e vrasjes së 61-vjeçarit, Menduh Kurdteda, e ndodhur më shumë se 5 vite më parë, ishte një sfidë më vetë për autoritetet hetimore por përparimi teknologjik në këtë rast kanë qenë arma më e rëndësishme.  Detaji, se 61-vjeçari kishte protezë dhëmbësh, ndihmuan hetuesit që me zhvarrosjen e eshtrave pa identitet 5 vite më pas, edhe me avancimin e teknologjisë dhe laboratorëve shkencorë, të zbulojnë se kufoma e gjetur e djegur që u gjet rastësisht nga një bari në vitin 2017 në malin e Dajtit, ishte e Kurdedës. Një provë e rëndësishme për hetuesit është edhe një USB që u gjet në Kodër Shupalë e dëmtuar nga zjarri, për të cilën hetuesit 5 vite më parë nuk kishin aparaturat e duhura për ta kontrolluar dhe vënë në funksion.

Me konfirmimin edhe me analiza të ADN-së se kufoma ishte e Menduh Kurtdedës, hetuesit u përqendruar të marrin në pyetje personat që kanë pasur lidhje me dibranin në Tiranë. Njëri prej dëshmitarëve nxori në dritë borxhin 1 milionë lekë që 61-vjeçari i kishte Marjeta Karajt, që plotësuar me deklarime të tjera, u ngrit dyshime se ishte pikërisht 56-vjeçarja që kishte urdhër djalin e saj, Besmirin dhe shokun e tij, Gazmir Ngota, ta vrisnin.

Djali është ende në arrati, dhe hetuesit dyshojnë se ndodhet në Itali, por me Marjeta Karajn në pranga dhe Ngotën që u lanë në masë arresti me burg nga gjykata, hetuesit kanë rindërtuar të gjithë skemën e krimit të rëndë. Për këtë i ka ndihmuar dëshmia e gjatë e Gazmir Ngotës, i cili nga sa tregon, duket të jetë i rastësishëm në këtë krim, por që për vite të tëra, siç ka rrëfyer, e ka lënë pa gjumë.

“Sapo isha kthyer nga Italia dhe kisha para, që shërbyen që Besmiri t’më afrohej. Ditën e ngjarjes pasi u ndava me Besmirin shkova të blija cigare rreth orës 01:00 pas mesnate pranë Varrit të Bamit dhe aty erdhi sërish Besmiri dhe më ftoi për një shëtitje me makinë. Në lëvizje, në zonën e “Xhamllikut”, Besmiri pa një burrë, të cilin e futi në makinë për krahu, por që unë nuk e njihte, por që ishte i dehur. Besmiri nisi t’i bënte presion dhe mori në telefon Marjetën, nënën e tij. Nga aty shkuam në një parking pranë një karburanti në Allias dhe sapo e nxorëm Besmiri nisi ta qëllojë me shpulla, ta shajë e ofendojë”, ka thënë Gazmir Ngota.

Më tej, ai shprehet se pasi erdhi Marjeta Karaj, kuptoi se e gjitha lidhej me borxhin e pashlyer. Kurt-Deda qeshte, për shkak se ishte i dehur. Kjo sjellje acaroi nënë e bir, të cilët në një moment u shkëputën dhe diskutuan veç. Më pas Marjeta na tha të dyve “hiqeni qafe, sepse nuk i bie njeriu mendja për këtë”. Marjeta iku në shpi, ndërsa ne e morën dhe u nisëm në Dajt.

Por siç Gazmir Ngota rrëfen, urdhrin e Marjetës e kishte menduar vetëm për t’i bërë presion 61-vjeçarit, derisa pranë “kafes së Rremës’ Besmir Karaj i dha para për të blerë dy bidona benzinë dhe vijuan drejt Shkallës së Tujanit.

“Kur arritëm në Kodër Shupal, e nxorëm nga makina dhe e lidhëm me zinxhirë për peme. Besmiri e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën”. Më pas u nisëm drejt Tiranës dhe i shqetësuar i thash Besit “çfarë bëre kështu, unë jam familjar, do më lesh fëmijët rrugës”, por Besi ma ktheu “mos u bëj merak, se do e mbaj unë përsipër fajin që kam bërë”, dëshmon i arrestuari.

Në ditët në vijim siç dëshmon para hetuesve, Gazmiri thotë se ka nisur të pi gjithnjë e më shumë alkool. Situata u rëndua më shumë sidomos kur në 2017-ën u bë publike në media gjetje e eshtrave, madje sipas Ndotës, Besmir Karaj i kishte thënë se Kurt-Deda i dilte në ëndërr. Rrëfimin e tij Gazmir Ngota e mbyll me tentativat për t’u vetëdorëzuar disa herë dhe shkëputjes së komunikimit me Marjetën dhe Besmirin.

/s.f

Next Post
EMRAT/ Shpërndanin kanabis dhe kokainë, arrestohen 5 persona në Tiranë

3 milionë euro dëm financiar shtetit, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim për skema mashtruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In