• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia pa censurë e pastrueses: Alda Klosi m’i dha paratë t’ia ruaja! As i kam numëruar ndonjëherë se sa ishin

by A R
09/02/2023 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ora News” zbardh të plotë dëshminë e pacensuruar të pastrueses më të famshme në Shqipëri, Rozeta Dobit, në banesën e të cilës policia zbuloi një shumë financiare prej 550 mijë euro dhe një sërë sendesh me vlerë.

Ky rrëfim i Rozeta Dobit, shërbeu si një provë domethënëse që prokuroria e Tiranës, të arrestojë mesnatën e 3 Shkurtit, Alda Klosin, ish-zyratren e lartë të Kabinetit të ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në dëshminë e saj, Dobi shprehet se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qënë kjo e fundit që ja ka dorëzuar eurot, dollarët dhe lekët me qëllim mbajtjen e tij në ruajtje.

Kjo gjë, sipas pastrueses, është bërë mes një marëveshje verbale mes dy zonjave, pasi sipas Dobit, Alda Klosi ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin Klosi.

Pastruesja më tej ka rrëfyer se për herë të parë ka konstatuar sasitë e eurove në krevat në vitin 2018 dhe në vijim deri në fund të vitit 2022, kur Alda Klosi ja kishte dorëzuar të gjitha me qëllim, ruajtjen e shumës financiare.

Në dëshminë e saj ajo shprehet se:

“…kam filluar punë si sanitare në banesën e Alda Klosit, që prej pesë vitesh. Banesa e parë që kam filluar punë ka qenë ajo, në afërsi të “Mozaikut” të Tiranës, e pikërisht përballë me banesën e vjetër. Ky pallat është pallat i ri. Në këtë banesë, kam shërbyer për rreth dy vite. Pas kësaj periudhe kam shërbyer tek banesa tjetër, e cila është pallat i vjetër dhe ndodhet po në të njëjtin vend ku gjendet edhe banesa e parë. Tek banesa e vjetër, kam shërbyer deri ditën që jam arrestuar. Deklaroj se në banesën e marrë me qira në Rr. “Kosovarëve”, kam punuar rreth dy muaj e gjysmë.

Dua të shtoj se tek pallati i ri, ku ka banuar Alda Klosi, i cili gjendet afër “Mozaikut të Tiranës, për herë të parë kam vënë re, sipër krevatit të mbuluara me batanije disa tufa në lekë dhe euro. I kam marrë ato dhe i kam futur në sirtarin tek komoja e krevatit të Aldës. Pas këtij momenti kam telefonuar Aldën dhe i kam treguar se lekët dhe eurot që kishe mbi krevat, i kam futur në sirtarë tek dhoma e gjumit, ajo më është përgjigjur: “…faleminderit…”. Këtë fakt e kam konstatuar në fillimet e punës time, rreth muajve të verës së vitit 2018.

Pasi Alda është larguar familjarisht nga kjo shtëpi, dhe pasi kanë vajtur tek banesa e vjetër, aty kam parë disa kuti me vlera të mëdha monetare në euro. Këtë fakt e kam konstatuar gjatë kohës së pastrimit të dollapeve. Për mënyrën e lëvizjes së tyre, nuk kam dijeni se ku i merrte dhe ku i dërgonte, ato Alda. Këtë konstatim e kam bërë rreth vitit 2021. Deklaroj se këto kuti me euro kanë qëndruar në këtë banesë deri nga fundi i vitit 2022. Prerjet e këtyre eurove që gjendeshin në këto kuti, ishin të prerjeve të ndryshme nga 500 deri në 20 euro. Tek banesa e marrë me qira nga Alda Klosi në Rr. “Kosovarëve”, gjatë kohës që unë kam pastruar në këtë shtëpi, në fillim nuk kam konstatuar vlera monetare në lek apo në euro.

Por në ditët e fundit të muajtit Dhjetor 2022, me datë të saktë nuk më kujtohet, Alda, ka bërë një bisedë me mua, e cila më ka kërkuar që unë t’i mbaja në banesën time të gjithë shumën që është sekuestruar nga policia, pasi ajo kishte frikë nga ish-bashkeshortin i cili e kërcënonte. Duke qënë se kisha vite që punoja në banesën e saj, e pranova këtë fakt. Ajo më kishte treguar se eurot, dollarët gjendeshin në kasafortën, brenda dollapit të rrobave. Kam marrë kasafortën, e kam futur në një çantë, kam zbritur poshtë, i kam hipur makinës me djalin dhe i kam çuar në banesën time, në “Unazë të Re”.

Fillimisht kasafortën me gjithe euro, dollarë e kam futur në dollapin tim të rrobave. Lidhur me shumën që ka pasur kjo kasafortë, nuk kam patur dijeni, pasi nuk i kam numëruar ndonjëherë. Pas një dite, kam menduar se ku t’i sistemoja në banesë. Pjesën më të madhe i kam futur lart, në tubin e aspiratorit të guzhinës. Ndërsa një pjesë e kam vendosur në sirtarin tim në dhomën e gjumit, për t’i sistemuar edhe ato më vonë. Deklaroj se këto veprime i kam kryer e vetme dhe pa ndihmën e askujt personi tjetër….”-ka treguar para hetuesve Rozeta Dobi.

Gjithashtu në dosje thuhet se në kuadër të veprimeve hetimore është bërë verifikimi i pasurive të deklaruara nga Alda Klosi, dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ajo, ka fshehur pasuri, të cilat duhet ti deklaronte pranë ILDKPKI, si subjekt që ka patur detyrimin ligjor për deklarim.

“…nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ka mospërputhje të theksuar në deklaratat e dhëna prej saj, me deklaratat e të vëllait Leonard Ciko të dhënë përpara oficerit të policisë gjyqësore, për burimin e ligjshëm të parave të sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndërkohë Rozeta Dobi, i ka treguar prokurorëve dhe tre apartamente të tjera që pastronte në Tiranë për llogari të Alda Klosit. Të treja këto banesa, janë kontrolluar dy ditë më parë nga policia, por në asnjërën prej tyre nuk u gjendën sasi euro apo lekësh.

/a.r

Next Post
FOTO / Köpük, Alex dhe qentë e famshëm të Meksikës, heronjtë e heshtur të Turqisë

FOTO / Köpük, Alex dhe qentë e famshëm të Meksikës, heronjtë e heshtur të Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

January 20, 2026
EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

January 20, 2026
baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

January 20, 2026
Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In