• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia në prokurori e gjyqtares, për dosjen e audioskandalit të Guximtar Boçit

by Java News
03/11/2016 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për rreth dy orë ditën e sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje gjyqtaren e Gjirokastrës shtetasen Blerta Çibuku. Ajo ka dhënë dëshminë e saj para hetuesit që ka në dorë dosjen ndaj Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës i akuzuar për skandalin seksual që u bë publik në emisionin “Stop” në TvKlan. Gjyqtarja është pyetur në cilësinë e deklarueses nëse kishte pasur ndërhyrje nga kryetari i Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi pr ta favorizuar shtetasen 38-vjeçare Rudina I, e cila regjistroi kreun e Gjykatës duke i kërkuar favore seksuale.

Marrja në pyetje e gjyqtares është bërë nga oficeri që po heton rastin dhe nga prokurorët e çështjes të njësisë Antikorrupsion tek Krimet e Rënda. Në dëshminë e saj gjyqtarja ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish burrit të Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje. Ndërkohë shtetasja që denoncoi skandalin Rudina I, ka regjistruar edhe këtë gjyqtare në audio ku thotë se vendosi në favor të familjes së ish burrit të 38-vjecares në konfliktin e pronësisë që ata kishin pas ankesave që pala kundërshtare kishte bërë në KLD.

KLD ka vendosur të kontrollojë me inspektim dosjet e shqyrtuara nga gjyqtarja Blerta Çibuku pas publikimit të skandalit të ndodhur në Gjirokastër. Regjistrimet e bëra nga shtetasja Rudina I, ndaj kreut të gjykatës dhe gjyqtares që kishte në shqyrtim konfliktin e pronësisë për shtëpinë 3-katëshe janë 53 minuta dhe sipas prokurorisë janë regjistruar në vitin 2015. Kryegjyqtari i Gjirokastrës po hetohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm pasi Rudina I pretendon se Guximtar Boçi ndërhyri kundër saj pasi ajo nuk pranoi ofertën për të kryer marrëdhënie seksuale. Guximtar Boçi është pezulluar nga detyra dhe është nën hetim pas publikimit të bisedave të përgjuara nga shtetasja Rudina I nënë e dy fëmijëve tashmë e divorcuar.

ma.me

Next Post
Super Hëna, një shfaqje për të mos u humbur, më 14 nëntor do të jetë 14% më e madhe

Super Hëna, një shfaqje për të mos u humbur, më 14 nëntor do të jetë 14% më e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In