• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

DESHMIA/ Monika Kryemadhi: Si e njoh “Tonin e Kombinatit” dhe si e mora vesh “atentatin” ndaj Doshit

by
21/07/2015 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes personave që kanë dëshmuar në prokurori për “atentatin” ndaj Tom Doshit, ka qenë edhe Monika Kryemadhi.

Ajo ka sqaruar njohjen me “Tonin e Kombinatit” dhe si e ka marrë vesh atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit.

Dëshmia e plotë e Monika Kryemadhit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

‘Me vullnetin e tij të lirë shtetasja Monika Kryemadhi deklaron se’: Në lidhje me sa pyeteni për të dhënë shpjegime rreth procedimit penal Nr.63 të vitit 2015, riregjistruar për Veprën penale “Vrasje të funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 79/a dhe 22 i Kodit Penal, referuar deklarimeve të dhëna nga ana e shtetasit Tom Doshi para mediave audio-vizive dhe në rrjete sociale, ku përmendet dhe emri i bashkëshortit tim Ilir Meta, si organizator dhe porositës i kësaj vrasje, kam për të shpjeguar si më poshtë:

Rreth muajit Shtator të vitit 2014, kam qenë në zyrat e Kryesisë së Kuvendit kur në mesditë jam telefonuar nga Ilir Meta dhe më ka kërkuar të shkoja tek Sheratoni, tek kafja përjashta. Kur jam takuar me Ilirin i cili ishte me Tom Doshin, ai më pyeti nëse njihja një Toni që kishte një lokal pranë shtëpisë sonë. Unë ju përgjigja që atë person e njihja si “Toni i Kombinatit”.

Iliri më pyeti nëse e njihja dhe unë i thashë që di vetëm që është Toni i Kombinatit pasi ka qenë në fushatën e Igli Toskës në zgjedhjet e vitit 2005. Toma më pyeti nëse kamerat e shtëpisë sonë kishin fushëpamje tek lokali i Tonit për të parë se kush hynte dhe kush dilte nga ai lokal.

Unë i jam përgjigjur që kamerat shohin vetëm hyrjen e shkallës sonë. E pyeta se përse i duhej kjo dhe Iliri më tha se Toma kishte një person i cili i kishte thënë që ky Toni ka porositur vrasjen e Tomës dhe Mhill Fufit në emër të Agim Ramës, Eugen Beçit dhe Agron Kuliqit.

Unë e pyeta se ç’lidhje kishte me ne dhe Toma më tha, që këtij personi i kishin thënë se do e mbronte Ilir Meta. Unë i kërkova të më tregonte më shumë, dhe Toma më tha se këtij personi i ishte thënë nga Toni që kishte një porosi për të vrarë Tom Doshin dhe Mhill Fufin. E kam pyetur se ç’ne, dhe Toma më tregoi se i ishin ofruar 300 mijë euro dhe vrasësi i porositur i kishte thënë janë shumë pak duhen dhe se duheshin 500 mijë.

Sipas Tomës, Toni ishte ngritur nga tavolina dhe kishte shkuar në një tavolinë tjetër ku ishin Agim Rama, Agron Kuliqi dhe Eugen Beçi. Pasi Toni ka takuar këta persona dhe ka marrë dakortësinë e tyre për shumën prej 500 mijë euro, ka shkuar përsëri tek vrasësi dhe ka rënë dakord për shumën prej 500 mijë curo.

Toma më tha se kur kanë dashur ti bëjnë atentatin e parë, sipas të cilit do të hidhnin në erë Tomën, vrasësi i kishte thënë se Toni i kishte kërkuar që ta shpërthente bombën, por vrasësi nuk kishte dashur pasi kishte pasur shumë njerëz, dhe Toni kishte insistuar duke i thënë që kishte Ilir Metën që do e ndihmonte.

Toma më tha që këtë ngjarje e bënte Sali Berisha për të destabilizuar vendin. Ky takim mund të ketë zgjatur rreth rreth 1 orë. Pas këtij momenti unë jam larguar dhe në lokal kam lënë sërish Tomën dhe Ilirin. Në bisedën e bërë, Toma nuk më tregoi se kush e kishte vënë në dijeni për këtë ngjarje. E ka pyetur Tom Doshin se ç’fitonte në këtë mes Ilir Meta dhe ai më tha se paguan Agim Rama për të destabilizuar politikën, ai e lidhte këtë gjë me humbjen e PD-së në Shkodër.

Nuk jam shumë e sigurtë, por Toma tha që personin i cili ishte porositur për vrasjen, e kishte regjistruar në video nën kërcënimin e pistoletës dhe e kishte marrë në shtëpinë e tij. Me sa kujtoj, ai shprehej që e kishte fshehur në shtëpinë e tij pasi kishte hall se mos e vrisnin.

Toma tha se kishte thirrur edhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik LIallën dhe i kishte treguar për problemin, të nesërmen pas takimit me Adriatik Llallën, Tonit i është bërë atentat. Ndaj dhe për këtë fakt Tomës i kishin lindur dyshime. Pas atij momenti nuk jam takuar më me Tomën dhe për këtë pretendim të tij, jam vënë në dijeni vetëm këto ditë në media.

Pas disa ditësh nga biseda me Tomën kam dijeni që bashkëshorti im Ilir Meta ka vënë në dijeni kryetarin e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Saimir Tahirin Ministrin e Brendshëni për çështjen e Tomës, e bëra detyrën time dhe nuk kam përse të merrem me pretendimet e Tomës.

Gjithashtu, kam për të thënë se më datë 2 Mars 2015, kam qenë në Beograd për vizitë zyrtare dhe jam vënë në dijeni që deputeti Tom Doshi kishte bërë një deklaratë për shtyp në të cilën akuzonte Ilir Metën si porositësin e vrasjes së Tom Doshit. Pas këtij momenti është publikuar edhe një video në të cilën paraqitej një person i ashtuquajtur Duri dhe fliste për këtë gjë. Pas momentit që jam kthyer nga Beogradi jemi shqetësuar dhe sot e kësaj dite nuk e kuptojmë shkakun ose arsyen se përse Toma na e bën këtë gjë.

Pyetje: A i njihni shtetasit Fatjon (Toni) Skënderaj “Toni i Kombinatit”, Rezi Skënderaj, Imer Lala, Eugen Beci, Agim Rama, Agron Kuliçaj, Ylli Xhaxhollari dhe Durim Bami, nëse po cilët prej tyre, në çfarë rrethanash ?

Përgjigje: Unë nuk njoh asnjë prej tyre përveç shtetasve Ymer Lala, Agron Kuliçaj, Agim Rama dhe Fatjon Skëderaj. Ymer Lalën e njoh si fytyrë dhe si dibran, por me të nuk kam kontakte. Ndërsa Tonin e Kombinatit, e njoh si personazh meqenëse ka qenë i angazhuar në fushatën elektorale, të Igli Toskës në vitin 2005, e njoh vetëm si fytyrë, por nuk kam ndonjë njohje me të. Sa i përket lidhjes së emrit “Toni Kombinati” me emrin Fatjon Skënderaj, e kam bërë vetëm pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjithashtu, bëj me dije faktin se personit me emrin “Toni i Kombinatit” nuk i kam pasur as numrin e celularit dhe nuk kam komunikuar ndonjëherë me të. Agim Ramën e njoh pasi është komshi me ne tek Gjiri i Lalzit, por nuk kam ndonjë shoqëri me të. Ndërsa Agron Kuliçajn e njoh për shkak të detyrës që ka ushtruar në polici, me të cilin kam thjesht njohje. Eugen Becin nuk e kam të njohur. Ndërsa Durim Bamin (Durin) nuk e njoh fare, për herë të parë emrin dhe fytyrën e tij e kam parë në media pas arrestimit të tij.

Pyetje: Nga deklarata e Tom Doshit të bërë në media më datë 10.03.2015, ndër të tjerash ka thënë se “kam informacione se hetimet që po bëhen për akuzat e mia ndaj Metës janë të dekonspiruara. Një shoqe e Monikës raporton çdo ditë për ato që ndodhin aty”. Ç’keni për të thënë rreth kësaj deklarate Përgjigje: Unë nuk kam as shoqe dhe as shokë që punojnë në Prokurori. Nuk kam asnjë lloj informacioni apo të dhëne se çfarë po bëhet me çështjen. Në lidhje me një deklaratë të tillë të deputetit Tom Doshi, apo dhe për çdo pretendim tjetër të tij, jam e gatshme që të përballem me Tomën.

Pyetje: Ju ose familjarët tuaj keni pasur ndonjë konflikt, debat, pakënaqësi, apo interes me deputetin Tom Doshi?

Përgjigje: Jo, as unë dhe as burri nuk kemi pasur probleme ose interes me shtetasin Tom Doshi.

Pyetje: A njiheni me shtetasit Mark Frroku dhe Mhill Fufi, nëse po prej sa vitesh dhe në çfarë rrethanash?

Përgjigje: Këta persona i njoh pasi i kam koleg në parlament, por kam thjesht përshëndetje. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar. Procesverbali pasi lexohet dhe gjendet i rregullt, nënshkruhet pa pasur vërejtje nga të pranishmit.

Next Post

Të enjten vjen “Thomson Majesty” me 1568 turistë nga 14 vende të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

July 5, 2026
Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

July 5, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

July 5, 2026
Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

July 5, 2026
Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

July 5, 2026
Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

July 5, 2026
Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

July 5, 2026
Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

July 5, 2026
Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

July 5, 2026
Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In