• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të enjten vjen “Thomson Majesty” me 1568 turistë nga 14 vende të ndryshme

by Java News
21/07/2015 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në portin e Durrësit ditën e enjte mbërrin kroçera “Thomson Majesty”, me 1568 turistë nga 14 vende të botës në bord.

Kjo është kroçera e katërt e këtij sezoni përfshirë edhe dy velierë luksozë që janë ankoruar tre javë më parë.
Anija turistike parashikohet të hyjë në portin e Durrësit rreth orës 7.30 dhe do të ankorohet në kalatën 5. Autoriteti Portual ka marrë të gjitha masat për ankorimin e anijes dhe mikpritjen e turistëve.

Nga burimet e agjencisë pritëse Intermed Shiping mësohet kroçera do të sjellë 1568 turistë nga 14 vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e tyre, 1488 vetë, janë anglezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Irlanda (48), Spanja , Meksika , Australia, Italia, Kroacia, Greqia, SHBA, Malajzia, Ukraina, Hollanda, Zelanda e Re dhe Franca.

Kroçera është pjesë e një turi 2-javor, që ka ndaluar në disa porte të Adriatikut dhe Jonit. 8 javë më parë ajo mbërriti për herë të parë në Durrës dhe solli 1518 turistë të huaj.

Kroçera “Thomson Majesty” me gjatësi 207 mt dhe gjërësi 28 mt arrin shpejtësinë 18 milje/orë. Të enjten ajo do të qëndrojë në Durrës afro 12 orë dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Korfuzit. Deri në fund të këtij sezoni turistik në Durrës priten 11 anije turistike me afro 10 mijë turistë gjithsej.

Next Post

Zjarre në Shëngjin e Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com