• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Krimi që tronditi Tiranën, autori rrëfen si vrau vëllanë e kunatën: E Meritonin! Mora armën dhe shkova të sqarohesha…!

by Java News
05/09/2022 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsen Muskurti autori i dyshuar i vrasjes së vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti, ka rrëfyer për hetuesit debatin që pati me ta përpara se t’i qëllonte për vdekje me 7 plumba pistolete.
38-vjeçari që ndodhet nën masën e ‘arrestit me burg’ ka shpjeguar para hetuesve se kishte një marrëdhënie të tensionuar më të vëllain, prej vitit 2017.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam patur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, shpjegon autori i dyshuar. Hetuesit janë duke i marrë me rezerva deklarimet e tij, derisa përmes dëshmive dhe provave të tjera t’i sqarojnë ato.

Megjithatë, dëshmia e autorit të dyshuar, është e rëndësishme për të hedhur dritë mbi motivin e krimit, përderisa përmes saj, hetuesit arrijnë të kuptojnë natyrën e konflikteve brenda familjes.
Për këtë shkak, Arsen Muskurtit i janë marrë shpjegime të detajuara për ditën e ngjarjes. Ai ka shpjeguar se atë ditë i kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata, pasi i vëllai Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje prej tij.

I dyshuari pretendon se krahas kësaj me vëllain ishin në proces gjyqësor edhe për një shumë të konsiderueshme parash, ku thotë se kishin kërkuar ekspertim të firmës, duke pretenduar se ia kishin falsifikuar.

“Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim.

Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, ka shpjeguar Arsen Muskurti, raporton BalkanWeb. Në dosjen thuhet se mbi bazën e dëshmisë së tij, oficerët shkuan në biznesin e autorit të dyshuar dhe hapën kasafortën, aty ku gjetën dhe sekuestruan armën e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.40 minuta të datës 30 gusht në ambientet e agjencisë së udhëtimeve Nour Tours. Arsen Muskurti qëlloi për vdekje me 7 plumba pistolete vëllain dhe kunatën e tij. Pas krimit tronditës, 38-vjecari futi pistoletën ne trup dhe u largua qetësisht për t’u dorëzuar disa orë më vonë./m.j

Next Post
Emri/ 2.3 tonë kokainë drejt Europës, kapet shqiptari që drejtonte rrjetin ndërkombëtar të drogës

Emri/ 2.3 tonë kokainë drejt Europës, kapet shqiptari që drejtonte rrjetin ndërkombëtar të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

February 11, 2026
“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
Sot dua të flas italisht…

Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë…?

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In