• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e vajzës që ngacmohej seksualisht nga vëllai: Më thoshte nuk të dua si motër

by Java News
09/12/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor një 36-vjeçar të akuzuar për “ngacmim seksual” ndaj motrës së tij të mitur.
Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. ka ngacmuar familjaren e tij, të cilën e kishte motër vetëm nga njëri prind. Gjykata e Tiranës Referuar kallëzimit të të dëmtuarës, ngjarja ka ndodhur gjatë muajit maj 2016, kur i pandehuri e ka ngacmuar, duke mos ngurruar edhe ta prekë atë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas ballafaqimit të provave, Gjykata vlerësoi të provuar akuzën e ngritur ndaj të pandehurit. Ai u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, dënim nga i cili përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në të njëjtin gjykim, ai u shpall fajtor edhe për akuzën e “vjedhjes”, episod i konsumuar në një banesë në kryeqytet, ku ai ka vjedhur një televizor dhe një telefon celular. Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i 36-vjeçarit për “ngacmim seksual” është bërë nga motra e tij. E dëmtuara I.K. ka deklaruar se shtetasi Ilir S. e ka ngacmuar atë seksualisht disa herë në banesën e saj. Ajo ka rrëfyer se, për shkak se të pandehurin e ka vëlla vetëm nga njëri prind, ai ka shkuar të jetojë në banesën e të dëmtuarës dy muaj para kallëzimit.

Vetëm një javë pasi ka ardhur të jetojë aty, ai i ka thënë të dëmtuarës që nuk e donte si motër, por si të dashur. Këtë gjë ia thoshte vazhdimisht me fjalë, pa kryer veprime. Sipas kallëzimit të saj, kjo situatë ka ndryshuar pak ditë më vonë. Në një nga ato ditë, kur është kthyer nga shkolla në banesë, ajo ka gjetur vëllanë e saj aty. Ky i fundit, i pandehuri Ilir, e ka puthur në qafë dhe e ka prekur në trup. Nga kallëzimi i cituar në vendimin e Gjykatës, një situatë e ngjashme është përsëritur edhe në një nga ditët në vazhdim, ku e dëmtuara i ka thënë se nëse do të vazhdonte të kryente të tilla veprime, do ta denonconte atë në polici.

Për shkak të situatës së pazakontë, e dëmtuara është konfliktuar edhe me një nga anëtarët e tjerë të familjes së saj dhe pas këtij momenti, është larguar nga banesa, duke qëndruar te një mikeshë e saj. Gjatë kësaj kohe, e mitura ka shkuar në një nga komisariatet e policisë, ku ka kallëzuar veprimet e vëllait të saj. Në arsyetimin e vendimit, Gjykata shprehet se vepra penale është kryer nga ana e të pandehurit me faj në formën e dashjes së drejtpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tij dhe pasojat e veprës. Sipas Gjykatës, gjatë hetimit dhe gjatë gjykimit, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e “ngacmimit seksual”. Në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes ai ka kërkuar pafajësi në lidhje me këtë akuzë. Ndërkohë ai ka pranuar akuzën e “vjedhjes”, për të cilën edhe ka shfaqur pendesë.
Panorama/d.i.

Next Post
“Çdo kërkesë e drejtë e opozitës duhet plotësuar”. Meta kërcënon Ramën me qeveri teknike?

Pas takimit me Lu e Vlahutin, Meta: Vetting-u, kusht për integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com