• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dëshmia e hebreut vlonjat: Kujtimet në rivarrimin e Ismail Qemalit

by Java News
20/11/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gori Sollomon ishte një nga djemtë e rinj vlonjatë, që shërbeu në ceremoninë e rrivarimit të babait të pavarsisë, e ndoshta një nga njerëzit e fundit që e ka parë plakun e Vlorës të shtrirë brenda një hapsire të plumbtë që nga dita kur e vendosën atje lart në Kaninë.

Ka qenë mbasditja e 28 Nëntorit e vitit 1932 me rastin e përvjetorit të njëzet të pavarsisë që me kërkesën e popullit të Vlorës, qeveria mbretërore vendosi që trupin e Ismail Qemalit ta zhvendoste në Vlorë, në lulishten e qytetit, në një varr monumental të ideuar e të realizuar nga Mjeshtri Odhise Paskali.

Aty ku më parë ishte shtëpia që ai kishte lindur dhe nga ku u shpall Pavarsia e Shqipërisë. Kish qenë rinia vlonjate ajo që me një respekt të madh, pathos e përkushtim kombëtarë kish marrë përsipër ta sillte arkivolin e plumbtë në atë ditë gri vjeshte nëntori, spërkatur me aromë jodi që vinte nga deti, duke e mbajtur për pak çaste mbi shpatullat e njomë në funeralin e tij, në hapsirën e madhe aty në qendër të qytetit të Vlorës, për birin e saj që tashmë nuk i përkiste vetëm atij. E ndezën sheshin. U gjunjëzuan e u betuan.

Aroon Sollomon një mjek veteriner që ka punuar në ish fermën e Kotës, tregon e na sjell rrëfimin e babait të tij Gorit, sot, nga Beer Sheva në jugun e Mesdheut, në Izrael. se si e pa Heroin e babain e pavarsisë një çast më parë se ta zbrisnin në varr. Ai ishte pjesë e grupit të të rrinjve të qytetit dhe atyre që kishin ardhur nga disa treva të vendit për këtë ceremoni që e shoqëronin proçesionin nën qiellin gri të Vlorës së Flamurit, dhe e kish mbajtur mbi supe arkëmortin. në atë moment përpara se ta zbrisnin Plakun e Vlorës në varrin e ri.

Kishte qenë fillimisht vendimi i vetë drejtuesve dhe organizatorëve të asaj ceremonie në atë nëntor të largët, që në fakt kishte marrë në vetvete një vlerë të lartë kombëtare, për ta hapur arkivolin e plumbtë ku ishte shtrirë brenda Plaku i Vlorës që pas vdekjes në një hotel të Bolonjës në vigjiljen e tij për të mbritur i gjallë plot lajme e shpresë në tokën mëmë në shqipëri. Gjindja e pa dhe bëri homazh në atë moment solemn. Dhe një prej tyre ishte edhe hebreu që jetonte aty në shesh me komunitetin e tij, por që ishin bërë me kohë pjesë e ngjarjeve të mëdha shqiptare krah vlonjatëve e shqiptarëve që i pritën e i respektuan si një pjeë e trungut të tyre.

”Trupi ishte ende krejtësisht i pa prishur, nga që ishte i balsamosur, dhe i ruante që të gjitha format, i veshur me kostum të erët e të zi, por fytyra i kish marrë një ngjyrë të lehtë e të zezë.

Koka ishte vendosur në një jastëk të kuq e mënjanuar pak nga e djathta, ku dukeshin e dalloheshin qartë qimet e mjekrës së bardhë dhe faqes së atij krahu që kishin rënë mbi jastëk. I qetë deri në përjetësi. Kështu e kam fiksuar unë atë çast” – ka rrëfyer ai.

I biri, Arooni, tregon, se ”Këtë histori im atë na e thoshte vazhdimisht si një kujtim i rinisë së tij të largët dhe mua më është fiksuar në kokë, ndoshta që nga adoleshenca ime, at’here kur njeriu fillon e të kuptojë më mirë botën që e rrethon, por edhe në raste festash e me miq të shumtë që vinin e na vizitonin në familje. Ai moment më tepër se sa një kuriozitet e një memorie, duhet ta kishte tronditur së tepërmi babain tim. Dhe ky pa dyshim është një nga faktorët që ai e sillte shpesh në biseda me ne. Nuk di që këtë fakt ta ketë sjellë njeri tjetër, ndofta nga që shumica aty para varrit ishin të vjetër në moshë, politikanë, drejtues të pushtetit lokal, dhe që ikën shpejt nga kjo botë. Por ky nuk është i vetmi rrëfim për plakun e Vlorës që dëgjoja në familjen time.

Ime gjyshe Eftimia e bija e Moshon Kantozit e martuar më vonë me Jakov Sollomonin, gjyshin tim, që kishte ikur herët nga Janina ku ka qenë vendosur dikur familja jonë e sollomonëve, për t’i shpëtuar shërbimeve ushtarake turke, na ka rrëfyer vazhdimisht ne fëmijve të familjes se, ”Ismail Qemali vinte shpesh në shtëpinë tonë për vizitë. Ishin miq me gjyshin tuaj Moshon. Unë qerasjasi zonjë shtëpie, edhe pse në fakt isha shumë e re e vajzë shtëpie, me kafe, gliko e ujë të ftohtë.

Këto të treja i pëlqenin shumë, komshiut tonë. I shijonte. Se ashtu ishim vërtetë. Kujton nipi i saj, Arooni. Ai banonte aty ku është sot Sheshi i Flamurit, e ne hebrenjtë kantozët në rrugicën e ngushtë poshtë varrezave të dëshmorëve ku janë dhe sot, ishim një pjesë e Vlorës që ne dhe ai e donte aq shumë. Ishte burrë i qetë dhe rezatonte mirësi”. Kështu e kujtonte ime gjyshe njeriun që shpalli mëvetësinë e shqipërisë. Pastaj ajo na rrëfente se ai e kërkonte shpesh pasi shijonte kafenë, gliokonë e ujin e ftohtë, dhe i thoshte me një zë të ngrohtë e të qetë, ”Afrohu bija e babait”.

Eftimia si një vajzë e re dhe e pa dalur e asaj shtëpie, vinte para tij e gjunjëzohej. ”Kafe si këto që më përgatit ti, rrallë kam pirë kudo që vete”. Mbase i bënte qejfin, por ajo ulte kokën e turpëruar. Pastaj ai zgjaste dy duart dhe i a vendoste mbi kokë. ”Më rrofsh bija e babait. Paç bekimin tim moj bijë.” Im gjysh ishte tregëtar stofrash dhe kontribuonte vazhdimisht. Madje dha edhe një shumë të majme nga kursimet e familjes për qeverinë e re që u shpall në atë nëntor të vitit 1912.

Aroon Sollomon tregon se i ati i tij Gori, emrin e vërtetë në dekumenta e kish Ilia, por nga që në atë rrugicë ishin dy ilia të tjerë me mbiemrin tonë, i thërrisnin pastaj me përkëdheli Gori.

I ati mbante gjithnji shënime, por që as ai dhe as fêmijët e tjerë nuk i kanë lexuar. Madje të shkruarat e tij nuk i gjetën edhe kur lëvizën që andej pas vdekjes së babait. ”Nuk e di se ku kanë përfunduar”. Ndofta ranë në duart e sigurimit të shtetit por që nuk i bëri publik pastaj për shkak se ato i kiishte shkruar një hebre.

Ky është pengu i të birit..

Gori më pas kur u rrit vazhdoi shkollën tregëtare, ku mësonte, e ish nënës i mirë. Në atë periudhë, ndofta edhe pak më pas, aty mësonin e ishin bashkënënës edhe disa nga emrat që u bënë më vonë pjesë e rëndësishme e diktaturës komuniste si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Aranit Çela, Vehbi Hoxha, por edhe shkrimtari Petro Marko…

Atë nuk e kujtuan më, ndonëse njiheshin mirë. E lanë në harresë, por edhe ai, tregon i biri, nuk u kërkoi asnjëherë ndihmë. Nuk u zvarit. Ishte tip i çuditshëm ima atë, nuk donte që ti rëndonte të tjerët, thotë i biri

Më pas dëshmitari i atij çasti historik Gori (Ilia) Sollomon e ngrysi jetën e vet si punonjës i NTAN it në qytetin e Vlorës, e si pjesë e ekipeve të revizorëve, për shkak jo vetëm të eksperiencës në ekonomi por edhe për ndershmërinë e tij në raport me punën e njerëzit që e rrethonin dhe punonte vazhdimisht me ata.

Gjithësesi familja hebreje e Sollomonëve ashtu si edhe familjet e tjera me origjinë izraelite ishin pjesë e Vlorës e komunitetit të atij qyteti në atë periudhë dhe dëshmitarë të ngjarjeve të mëdha që lindën dhe nisën në atë zonë, e në të gjithë vendin, duke kontribuar fisnikërisht për atdheun e tyre të dytë me gjithëçkah, para dhe armë, si një pjesë e rëndësishme në luftën për liri të shqiptarëve.

Tashmë edhe pse janë larg kudo që ndodhen në vendin e tyre e në botë, ruajnë në zemra dashurinë për shqiptarët që i mirëpritën në ato vite të vështira. / Aleko Likaj (TemA)

Next Post
VIDEO/ Mesfushori Gjasula në formë shumë të mirë, “play maker” model në Gjermani

VIDEO/ Mesfushori Gjasula në formë shumë të mirë, “play maker” model në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In