• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e Çakos: Llallën e kam informuar unë për pajisjen përgjuese

by A R
16/08/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtori i Policisë, Haki Çako, një nga tre të dyshuarit e Prokurorisë për “shpërdorim të detyrës”, ka mohuar kategorikisht që “Imsi Catcher” të jetë përdorur për përgjime telefonike.

Në deklarimin e dhënë prej tij në 17 maj 2016, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, Çako thekson se pajisja kishte vetëm qëllim trajnues dhe se ajo ishte futur edhe katër herë të tjera në Shqipëri gjatë 15 viteve të fundit.

Në 6 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi masën “pezullim nga detyra” ndaj Çakos për llogari të këtij hetimi, por 10 ditë më vonë, Apeli e prishi këtë vendim duke e kthyer në detyrë.

DEKLARIMI I PLOTE:

Deklaruesi Haki Çako është drejtori i Policisë së Shtetit dhe ka shpjeguar se në kuadër të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Policia e Shtetit asistohet edhe nga shërbimi policor “Interforce”, bashkëpunim i cili e ka bazën në Marrëveshjen ndërmjet qeverive shqiptare dhe italiane të vitit 2007.

Sipas deklaruesit, në datat 3 dhe 4 mars të vitit 2016 është zhvilluar në Romë një takim mes ministrave të Brendshëm shqiptar dhe italian, ku kanë marrë pjesë edhe dy drejtorët e Policisë Pas këtij takimi, është mundësuar nga “Interforce” dhe Policia italiane ardhja e dy kategorive ekspertësh italianë.

Një kategori ekspertësh për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit dhe pak kohë më pas, edhe një kategori tjetër ekspertësh për operacionet speciale për trajnim në drejtim të marrjes së  informacionit kriminal dhe identifikimin e zbulimin e provës materiale.

Ekspertët italianë kanë qenë të pajisur me një pajisje të quajtur “Imsi Catcher”, e cila shërben për identifikimin e IMSVE (numri i IMEI­t të një aparati telefonik) në një zonë të caktuar. Kjo  pajisje, sipas deklaruesit, nuk mundësonte kontrollin e komunikimeve të mesazheve apo bisedimeve telefonike.

Deklaruesi shpjegon se pajisja është administruar gjatë gjithë kohës vetëm nga ekspertët dhe  oficerët e Policisë italiane.

KOMUNIKIMI ME GRILON E LLALLENpergjimi-GSM_monitor-1

Në vijim të deklarimit, shtetasi Haki Çako shpjegon se rreth datës 5 apo 6 maj 2016, është takuar me shefin e misionit “Interforce”, Michele Grilo, i cili e ka informuar se ishte kontaktuar nga Prokurori i Përgjithshëm që e kishte pyetur në lidhje me ekzistencën e një pajisjeje gjurmuese “Imsi Catcher”.

Shefi i misionit, sipas deklaruesit, i ka thënë se e kishte informuar Prokurorin e Përgjithshëm se kjo pajisje administrohej nga oficerët e Policisë italiane dhe se ka ardhur në kuadër të trajnimit të Policisë shqiptare me qëllime didaktike dhe se nuk ishte pajisje për përgjime telefonike ose perceptim të mesazheve elektronike.

Deklaruesi shpjegon se ai gjithashtu ka komunikuar me Prokurorin e Përgjithshëm, të cilit i ka rikonfirmuar se pajisja nuk administrohej nga Policia shqiptare dhe se nuk ishte pajisje me modul përgjimi.

TENTATIVA E SEKUESTRIMIT

Në lidhje me datën 13.05.2016, deklaruesi shpjegon se është njoftuar për mbërritjen e një zarfi nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë dhe me t’u kthyer nga një aktivitet ku ndodhej, ka marrë kontakt me oficerët e Policisë Gjyqësore dhe është njohur me dy vendime sekuestrimi për pajisjen dhe dokumentacionin e saj, ashtu sikurse po në këtë datë ka ardhur në dijeni edhe të regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim, ai shpjegon se ka urdhëruar vartësit e tij të kryhen veprimet përkatëse, por duke shpjeguar edhe një herë se pajisja që kërkohej të sekuestrohej nuk administrohej nga Policia shqiptare.

Sa më sipër, deklaruesi i është përgjigjur edhe pyetjes nëse kjo pajisje kishte ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri, duke deklaruar se në dijeninë e tij pajisja ka ardhur edhe herë të tjera në vite të ndryshme (2001, 2003, 2009 dhe diku nga fillimi i vitit 2015).

Deklaruesi shpjegon gjithashtu se pajisja ndodhej në Ambasadën Italiane, kurse në lidhje me hyrjen e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë, ai shpjegon se nuk ka dijeni dhe se nuk është detyra e tij të informohet për këto detaje.

Në lidhje me ushtrimin e ndonjë kontrolli paraprak juridik për programet dhe pajisjet e trajnimit, deklaruesi përgjigjet se ka program vjetor dhe programe individuale të trajnimit teorik dhe praktik me oficerë të Policisë shqiptare dhe partnere, qofshin këto edhe për teknologji të caktuara në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjin për Policinë e Shtetit dhe legjislacionin përkatës.

Next Post

Panariti flet për zgjedhjet në Dibër: Kemi një pakt me PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

December 23, 2025
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In