• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e 20 vjeçarit Aldi Lleshi: Nuk doja të vrisja policin, u tremba, doja vetëm të grabisja makinën

by Java News
23/12/2016 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk doja të vrisja policin, qëllova pasi u tremba dhe doja të largohesha”.

Është kjo dëshmia e dhënë nga Aldi Lleshi, 20-vjeçari i cili plagosi një ditë më parë oficerin e policisë, pasi më herët kishte grabitur një makinë.

I riu është shprehur i penduar para policisë, duke thënë së donte vetëm që të vidhte lekët dhe të grabiste makinën.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Laç, ku Aldi Lleshi qëlloi në drejtim të policisë, e cila kishte ngritur një postbllok dhe plagosi efektivin Nikolin Gjergji.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 20-vjeçari në qendër të qytetit të Laçit nën kërcënimin e armës i ka grabitur makinën peshkatarit M.K. Më pas ai është drejtuar drejt autostradës së Milotit, por Policia i kishte ngritur postobllok. Pikërisht në këtë moment ai ka qëlluar në drejtim të makinës së Policisë dhe një plumb rikoshet ka goditur në faqe efektivin Nikolin Gjergji.

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici Aldi Lleshi thotë se qëlloi në drejtim të makinave me qëllim që t’i hapnin rrugën. Më pas ai ka braktisur makinën dhe është larguar me këmbë drejt një fushe pranë autostradës, duke mbajtur në dorë një pistoletë. 20-vjeçari u arrestua një orë më pas nga RENEA pasi ishte i rrethuar, ndërkohë që u plagos nga një snajper i repartit RENEA.

Ndërkohë Report Tv mëson se 20-vjeçari njihet si një person problematik në zonën e Laçit. Kur ishte 17-vjeç ai është arrestuar nga Policia për plagosje të lehtë dhe kanosje. Aldi Lleshi në atë kohë kishte plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Ndërkohë Aldi Lleshi është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr plumbin nga këmba dhe ruhet nga forca të shumta sigurie.

Edhe efektivi Nikolin Gjergji është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi ka qenë rikoshet dhe nuk i ka shkaktuar dëmtime në kokë./a.k

Next Post

Skllavja e seksit të ISIS arrin të shpëtojë dhe rrëfen torturat që ka hequr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In