Zbardhet dëshmia e dhënë para oficerëve të policisë nga shtetasi Delin Hajdaraj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 3 pushuesve në një prej plazheve të Vlorës në Korrik të vitit 2013.
Ai ka deklaruar se është penduar për krimin e rëndë pasi ka vrarë njerëz të pafajshëm. Po ashtu, Hajdaraj ka thënë se i shëptoi arma pasi po qëllonte në ajër.
“Jam penduar, vrava nejrëz të pafajshëm. Qëllova në ajër, nuk e di si më iku arma”, ka thënë Hajdaraj. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme nga forcat speciale pas rreth 4 vitesh në arrati./a.m.