• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëshmi nga tërmeti i 1979, 82-vjeçari: Zona fushore e Shkodrës u shkatërrua, ishim si në gjendje lufte

by Java News
14/12/2019 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dëshmi e gjallë e 15 prillit të vitit 1979 dhe reagimit shtetëror për tërmetin shkatërrimtar që goditi një pjesë të mirë të veriut të Shqipërisë ka ardhur sot në “News24”.

Ish-sekretari i parë i Shkodrës, Muho Asllani, sot 82 vjeç ka treguar me detaje çfarë ndodhi dhe si u vu në krye të të gjitha punëve për rimëkëmbjen.

Ai tregoi se e gjithë zona fushore e Shkodrës u shkatërrua plotësisht dhe se viktimat u nxorën deri mëngjesin e ditës tjetër dhe të gjithëve që iu prishën banesat iu dhanë çadra për strehim.

“Një tërmet 8 ballësh shkatërroi Shkodrën, Lezhën por edhe qytete të tjera. Unë i kam ndjekur vetë këto probleme. Në atë kohë nuk kam qenë anëtar i Byrosë politike, isha anëtar i komitetit qendror dhe deputet i Kuvendit Popullor. Ra tërmeti dhe shkatërroi tërë zonën fushore të Shkodrës, të tërë fshatrat plotësisht.

Lagjja e parë e Shkodrës ‘Baçallëku’ u shkatërrua plotësisht. Tërmeti preku zonën fushore, zonën më pjellore. Banesat nuk ishin shumëkatëshe, ose tip elbasanase, 1 katëshe por edhe 2 katëshe, ndërsa shkollat e të tjera më shumë.

Enver Hoxha në atë takim që isha unë, se kisha parë ndonjëherë aq shumë të shqetësuar. I bënte buza për- për, ishte shkatërruar gjithë Shkodra… 17 mijë shtëpi të shkatërruara, 34 të vdekur në Shkodër, 6 në Lezhë, të plagosur 331 persona. Menjëherë mblodha brenda orëve shtabin, komitetin e partisë, komitetin ekzekutiv, këshillin popullor dhe gjithë organizmat dhe iu thashë jemi në gjendje lufte. Do luftojmë me tërmetin”, rrëfeu Muho Asllani, shkruan “BW”.

Ai deklaroi më tej se detyra nga Enver Hoxha ishte që brenda 9 muajve të tërë i duam në shtëpi të reja. “Brenda dite të pajisen me çadra, brenda ditë të tërë të plagosurit të shkojnë në spital. Nuk kisha frikë se isha mësuar me vështirësi. Isha kalitur. Ndaj jam gjallë akoma. Byroja politike dhe qeveria vendosën që brenda 9 muajve të likuidojnë pasojat e tërmetit. Iu dha porosia gjithë rretheve që aksionistë, kryesisht ndërtues të vinin në Shkodër. Dhashë porosi dhe urdhër që jemi në gjendje lufte”, deklaroi më tej Asllani. /e.s/

Next Post
Rama rikthehet tek familja Greku dhe tregon bisedën me vogëlushen e familjes: Do të vij me Zahon

Rama rikthehet tek familja Greku dhe tregon bisedën me vogëlushen e familjes: Do të vij me Zahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com