• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshironi të bëheni milioner përpara moshës 30 vjeç?! 10 hapat që duhet të ndiqni

by Java News
05/09/2017 09:03
Cap on the stack of dollars

Cap on the stack of dollars

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ja cilat janë 10 hapat që të garantojnë se mund të bëhesh edhe ti milioner kur të arrish të 30-at:

Ndiqni paratë. Në klimën e sotme të ekonomisë nuk mund të arrish statusin e milionerit vetëm duke kursyer. Hapi i parë është të fokusoheni në rritjen e të ardhurave dhe ta bëni përsëri këtë gjë. Të ardhurat e mia mujore ishin 3,000 $ dhe nëntë vite më vonë arrinin $20,000 në muaj. Filloni të ndiqni paratë dhe kjo do t’ju bëjë që të forconi të ardhurat tuaja dhe të vëreni mundësitë.

Mos u mburrni, por dallohuni! Unë nuk e kam blerë orën time të parë të shtrenjtë apo makinën luksoze vetëm në kohën që bizneset dhe investimet e mia të siguronin një rrjedhje të sigurtë dhe të shumëfishtë të ardhurash. Kur isha milioner, vazhdoja ende të ngisja një Toyota Camry. Tregojeni veten për etikën në punë, dhe jo për xhinglat për të cilat shpenzoni.

Kurseni për të investuar, mos kurseni për të ruajtur. Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni hapin e parë (të rrisni të ardhurat). Deri më sot, të paktën 2 herë në vit, ngelem trokë sepse gjithmonë i investoj paratë ekstra në projekte të atilla tek të cilat nuk kam akses.
Shmangni borxhet që nuk mund t’i shlyeni. Bëjeni rregullin tuaj, që të mos përdorni asnjëherë borxhe që nuk ju sjellin fitime. Arsyeja e vetme pse njëherë mora borxh për të blerë një makinë, ishte se kisha bindjen që ajo do të më sillte fitime. Njerëzit e pasur marrin borxh për të siguruar kthime të larta dhe për të rritur flukset e parave. Të varfërit marrin borxh për të blerë artikuj që i bëjnë të pasurit të pasurohen më shumë.

Trajtojini paratë si një i / e dashur xheloz. Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz. Injoroje dhe do të injorojë, ose më keq akoma, ajo do t’ju lërë për dikë tjetër që e ka atë prioritet.

Paraja nuk fle. Paratë nuk duan t’ia dinë për orën, oraret apo pushimet, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Paratë dashurojnë njerëzit që kanë një etikë të lartë në punë. Kur isha 26-vjeç, punoja në tregtinë me pakicë dhe dyqani ku punoja mbyllte dyert në 7 të mbrëmjes. Shumicën e kohës ju mund të me gjenit mua atje duke bërë shitje ekstra deri në 11 të mbrëmjes. Asnjëherë mos u përpiq të jesh më i zgjuari apo më fatlumi, ajo që duhet të bësh është të sigurohesh që njerëzit e tu po punojnë me zell.

Nuk ka kuptim të jesh i varfër. Kam qenë i varfër dhe ta shpif! Më kishtë ardhur në majë të hundës dhe kjo gjendje po ma shpifte gjithashtu. Hiqeni nga mendja idenë që ju bën të mendoni se të jesh i varfër është deri diku normale. Bill Gates thotë:”Nëse ke lindur i varfër, nuk është faji yt. Po nëse vdes i tillë, është faji yt.”

Merr një mentor milioner. Pjesa dërrmuese e jona janë rritur në shtresa të mesme ose të ulëta sociale dhe e kemi trajtuar veten brenda kufijve dhe ideve të kësaj klase. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.

‘Vërini’ në punë paratë tuaja për të bërë punët më të vështira. Të investosh është si ‘shpella e Susamit’ në rrugën drejt të qënit milioner dhe juve ju duhet të fitoni më shumë nga ‘puna’ e parave tuaja se sa nga puna juaj. Nëse nuk prodhoni para nga paraja, nuk do të mund të investoni. Biznesi i dytë që nisa kërkonte $50,000 investim fillestar. Por më pas ajo kompani më siguronte kthim $50,000 çdo muaj për 10 vite. Projekti im i tretë ishte në një pasuri të paluajtshme, për të cilin investova $350,000, një pjesë e madhe e pasurisë sime neto asokohe. Atë pasuri të patundshme e kam ende sot nën zotërim, e cila vazhdon të më sjellë të ardhura. Qëllimi i investimit është arsyeja e vetme për të ndërmarrë hapat e tjerë, ndaj paratë tuaja duhet të punojnë për ju.

Qëllo me 10 milionë $, jo 1 milionë $. I vetmi gabim financiar, mbase më i madhi që kam bërë, është se nuk jam treguar i zgjuar sa duhet. Ju inkurajoj të investoni me më shumë se 1 milionë $. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ata që mungojnë janë vetëm njerëzit që kanë horizont të gjerë.

ma.me

Next Post
Sot Maqedoni- Shqipëri, kuqezinjtë me mbrojtje të përforcuar, vetëm Sadiku në sulm

Sot Maqedoni- Shqipëri, kuqezinjtë me mbrojtje të përforcuar, vetëm Sadiku në sulm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In