• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deschamps: Shqipëria ekip i mirë, ka shanse për kualifikim

by
13/06/2015 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka shprehur vlerësim ndaj përfaqësueses shqiptare, në konferencën për shtyp të mbajtur sot pasdite në “Sheraton” në Tiranë, një ditë pas ndeshjes miqësore në “Elbasan Arena”.

Deschamps ka theksuar se Shqipria zhvilloi një ndeshje të mirë nëntorin e shkuar në Rene, ku barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Francës me gol të Mërgim Mavraj.

“Shqipëria në Rene ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe tregoi se është një skuader kompetitive. Edhe kundër nesh edhe me Italinë luajti ndeshje të mira. Kanë një ekip të mirë dhe mjafton të shikosh pikavarazhin”, tha ai.

Deschamps është shprehur se, Shqipëria i ka të gjitha shanset të kualifikohet për në kampionatin Europian “Francë 2016”. “Mendoj se mund të kualifikohen. Kanë arritur fitore të rëndësishme me Portugalinë dhe Armeninë dhe kanë shanse për kualifikim.

Duke përmendur pikat e forta të ekipit të drejtuar nga Giovanni De Biasi, Deschamps u shpreh se, “Shqipëria mbrohet mirë, dhe ka kundërsulm të rrezikshëm. Roshi është një lojtar i rrezikshëm dhe ngjan me Pogba. Edhe Cikalleshi është një lojtar interesant.

Ndërsa duke folur për Francën, e cila vjen nga dy humbje ndaj Brazilit dhe Belgjikës, Deschamps u shpreh se nuk do të ketë shumë ndryshime në këtë takim.

“Franca nuk do të ketë shumë ndryshime. Kemi zhvilluar ndeshje ndaj ekipeve të forta dhe me nivel, por sigurisht nuk kemi luajtur si një përfaqësuese e vërtetë”.

Ndërsa për yllin francez, Pol Pogba, trajneri Deschamps tha se, “ështe lojtar i të ardhmes, por edhe i të tashmes. Ai duhet të luajë i harmonizuar me lojtarët e tjerë”.

Ndërsa portieri i Francës, Hugo Lloris u shpreh se, “kemi ende shumë rrugë deri në Evropian. Ka presion pas ndeshjes me Belgjikën. Pogba dhe Evra janë një kthim i mirë janë të përgatitur, të motivuar dhe mendoj se janë lojtarë të rëndësishëm për përfaqësuesen tonë”.

Për ndeshjen me Shqipërinë, Lloris u shpreh se, “e vlerësojmë këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme dhe do të japim maksimumin. Shqipëria na ka surprizuar në Rene, është ekip shumë i mirë dhe mendoj se kanë shanse për kualifikim”.

Next Post

Manastiri i 40 Shenjtorëve do të restaurohet pas 70 vitesh nga shkatërrimi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In