• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dervishi ‘thumbon’ Berishën: Në këto tre javë është protestuar sa opozita në tre mandate!

by A R
18/06/2026 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Lutfi Dervishi duke komentuar protestën qytetare, që këtë të enjte hyri në ditën e 19-të të saj, theksoi se në këto tre javë është protestuar sa për tre mandate nga ana e opozitës

Sipas Dervishit përpos mesazhit për qeverinë, protestuesit po i japin një mesazh edhe opozitës, partive të vjetra apo të reja, tek të cilat nuk ndihen të përfaqësuar.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi e cilësoi metaforikisht protestën si “banka e zemërimit”, ku çdokush ka hedhur monedhat e tij, duke krijuar një kapital që s’mund të shpërfillet.

“19 ditë protestë. Ky është një rekord në historinë e shtetit shqiptar. 19 ditë protestë e vazhdueshme, e pandërprerë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Masiviteti, përbërja, të rinjtë, energjia që kanë. E vetmja gjë që nuk sheh të protesta është lodhja. Madje ka një energji që shpaloset. Protesta është pasi mbyllin fjalimet dhe pasi largohen të gjitha kamerat. Është një lexim i gabuar nga opozita për 5 ditët e para, dhe lexim i gabuar nga qeveria për 15 ditët e para. Kjo është banka e zemërimit, ku çdo njëri ka hedhur monedhat e veta dhe është krijuar një kapital që s’mund të shpërfillet. Janë njerëz që s’e gjejnë veten të përfaqësuar. Ky grup të rinjsh thonë as me njërin as me tjetrin. Mesazhi është presioni për ndryshuar. Është një mesazh ndryshimi për të gjithë. Jo më kot është quajtur protesta më e bukur, pasi e ka nxjerrë Shqipërinë në dritë jashtëzakonisht mirë. Ka një imazh më të mirë të Shqipërisë në të gjitha nivelet”, tha Dervishi.

“Opozita është stigmatizuar, që nuk proteston, nuk bën, por shikoni çfarë ka ndodhur për tre javë, kanë protestuar sa për tre mandate të opozitës. Është një mesazh edhe për vet opozitën, gjithë këta njerëz të papërfaqësuar pse s’e kanë gjetur veten të përfaqësuar”, vijoi gazetari.

Next Post
Irani konfirmon bisedimet direkte, Ajatollahu mbështet negociatat ballë për ballë me SHBA-në

Irani konfirmon bisedimet direkte, Ajatollahu mbështet negociatat ballë për ballë me SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com