• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Derisa LSI i bashkohet ‘aksionit’…” Kreu i PLL tregon pse nuk mori pjesë në tryezën e Bashës

by A R
18/10/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana ka refuzuar sot ftesën e Partisë Demokratike për të qënë pjesë e tryezës së opozitës.

E thirrur me urgjencë kundër kryeministrit Edi Rama, në këtë tryezë opozitare sipas Gjanës, nuk mund të merrte pjesë pasi është kryetar në largim i PLL.

Largimi sipas tij ka ardhur për shkak se PD dhe Lulzim Basha tradhëtuan kauzën opozitare para zgjedhjeve, për të cilën ishin investuar.

Në këtë kushte sipas tij, nuk mund të angazhonte më si kryetar në largim PLL në një kauzë tjetër opozitare.

Postimi i kreut te PLL ne rrjetin social:

Për Tryezën e Opozitës:

Sot vendosa të mos marr pjesë në Tryezën e Opozitës edhe pse isha i ftuar nga PD. Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni përgjigjen time derguar z. Edmond Spaho ku jap disa arsye.

Mesazhi i z. Edmond Spaho:

I nderuar zoti Kryetar, ne emer te Kryetarit te Partise Demokratike z. Basha jeni i ftuar neser ne ora 11.00 tek hotel Tirana per nje takim me gjithe spektrin politik opozitar ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit. Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen me mesazh. Faleminderit. Edmond Spaho

Përgjigja ime:

I nderuar z. Spaho.
Ju falenderoj per ftesen per takimin e sotem “ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit”.

Siç mund ta dini, jam kryetar ne largim i PLL pasi nuk do te rikandidoj per nje mandat tjeter ne krye te PLL ne kuvendin tone te dt. 25/11.

Kete vendim e kam marre pikerisht per arsye se kete vit e kisha angazhuar PLL ne mbeshtetje te plote te aksionit opozitar dhe te kauzave te atij aksioni; aksion dhe kauza qe u tradhetuan nga PD dhe z. Basha duke u shkaktuar nje dem te madh opozites ne teresi, PLL ne veçanti por edhe mua personalisht.

Perderisa une jam ne largim nga detyra e Kryetarit, nuk mund te angazhoj sot PLL ne nje “aksion” te perbashket me PD aq me teper kur nuk kemi asnje garanci se PD mund te mbroje kauza qe kalojne interesin partiak apo thjesht vetiak dhe se mund t’u qendroje angazhimeve te veta me partneret dhe qytetaret shqiptare.

Besoj se Kryetari i ardhshem i PLL dhe kryesia e re do te mund te marrin vendimin e duhur ne raport me pozicionin dhe aksionin e ardhshem te PLL.

Perderisa LSI do ti bashkohet aksionit opozitar ne fjale, shpresoj se kete radhe PD dhe kryetari juaj do te burreroheni dhe do ti qendroni angazhimeve tuaja dhe kauzave qe PD i afishon dhe merr persiper ti mbroje.

Shpresoj gjithashtu qe tashme PD do ti korrigjoje gabimet e veta dhe do te vendose me lidershipin e ri te PLL nje marredhenie te sinqerte dhe korrekte.

Me respekt.Sulejman Gjana

Next Post
Prezantohet drejtoresha e re/ Kumbaro: Është koha që Arkivi i Filmit t’i flasë publikut

Prezantohet drejtoresha e re/ Kumbaro: Është koha që Arkivi i Filmit t’i flasë publikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In