• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet drejtoresha e re/ Kumbaro: Është koha që Arkivi i Filmit t’i flasë publikut

by Java News
18/10/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç vlerave dhe trashëgimisë që ruan brenda tij, Arkivi Qendror Shtetëror  i Filmit nuk e ka plotësuar sa duhet rolin e tij për t’i folur publikut.  Kështu u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të drejtoreshës së re të AQSHF-së, Iris Elezi, ku dhe zbuloi se cila do të jetë qasja e re e këtij institucioni sa i takon raportit me publikun e gjerë.

“Ka një rol që arkivi nuk e ka plotësuar sa duhet: është roli që duhet t’i flasë publikut dhe për këtë kërkon energji, dëshirë dhe organizim. Dhe ky do të jetë aksioni  i ri  i Arkivit të Filmit. Në këtë mandat AQSHF do të jetë një ndër institucionet qendrore dhe prioritar për Ministrinë e Kulturës”,- tha Kumbaro.

Ministrja e Kulturës më tej tha se qëllimi është që Arkivi të jetë një institucion  i gjallë,  i cili të shkojë dhe të afrojë publikun e të gjitha grupmoshave, gjë që sipas Kumbaros tashmë është më e lehtë me integrimin e programit kombëtar “Edukimi përmes kulturës”.

“Synimi ynë është që edhe në kuadër të programit kombëtar “Edukimi përmes kulturës”, Arkivi të jetë një institucion  i rëndësishëm për të sotmen dhe për të ardhmen dhe mbi të gjitha, duhet që të jetë  jo  thjesht një material raftesh, por duhet të jetë një material  i gjallë. Ne sot nuk e kemi në pikturën kulturore të Tiranës Arkivin si  një institucion të gjallë ku duhet të tërheqim grupmosha të ndryshme. Ndaj jemi ne që duhet të bëhemi mjaftueshëm atraktiv, mjaftueshëm interesant, mjaftueshëm provokues për të tërhequr publikun. Që nga ky moment duhet të jetë arkivi që duhet të lëvizë, ku në kuadër edhe të programit të edukimit, por edhe pse kujtesa për ne bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe unë besoj shumë fort në këtë periudhë,  që kujtesa bëhet e rëndësishme dhe e besueshme përmes objekteve, përmes fakteve, jo gjithmonë vetëm përmes dëshmive. Vendet ku kanë ndodhur gjërat, fotografitë, faktet ndonjëherë flasin shumë më tepër sesa njerëzit. Ndaj Arkivi është një thesar ku imazhet duhet të flasin”, vijoi më tej në fjalën e saj ministrja Kumbaro.

Ndërsa drejtoresha e re e këtij institucioni, Iris Elezi  tha se “përhapja e kinematografisë sonë kombëtare me gjithë polemikat dhe kompleksitetin e saj, është vitale si për studime kritike anembanë globit, ashtu edhe për arkivistët, kritikët dhe kineastët e brezit të ardhshëm Shqiptar”

“Që kinemaja shqiptare të mos jetë vetëm një fosnotë apo informatë plotësonjëse në kronikën e kinematografisë botërore, ne duhet të promovojmë dhe të ruajmë të sigurt të gjithë koleksionin e filmit artistik, atij dokumentar dhe të animuar, në të ardhmen. Kam besim në vizionin dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës sepse kam parë shembuj të arkivave që kanë gjetur zgjidhje për të ngadalësuar zhdukjen e imazhit filmik në Danimarkë, Hollandë edhe akoma më afër nesh, si në vendet fqinje Slloveni & Maqedoni. Mbi të gjitha e gjej shpresën kur shoh këtu në hapësirën e dikurshme të Kinostudios profesionistët që punuan dhe na ndryshuan jetën nëpërmjet imazheve të ruajtura brenda këtyre mureve”, tha Elezi.

Drejtoresha e re e AQSHF-së, regjisorja Iris Elez i u zgjodh në krye të këtij institucioni pas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës. Elezi është e njohur për regjinë e filmit “Bota”, me disa nominime dhe çmime në festivalet ndërkombëtarë.

Next Post
VIDEO/ Si mund ta thërrasin qytetarët në interpelancë kryeministrin Rama

Rama ironizon tryezën e opozitës: Asgjë e re nga fronti i vjetër. As skuqen as zverdhen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In