• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deri në 10 korrik bizneset turistike debitore duhet të shlyejnë detyrimet në OSHEE

by
09/07/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë bizneset konsumatorë të energjisë elektrike në zonat bregdetare që janë debitorë për faturat e prapambetura të papaguara ndaj OSHEE-së, brenda datës 10 korrik duhet të likujdojnë detyrimet, në të kundërt, nuk do të mund të kenë mundësi për t’u furnizuar me energji elektrike.

Sipas burimeve të OSHEE-së, këto biznese nuk kanë afat më shumë edhe se 20 ditë për të paguar faturën paraardhëse, pasi nuk do të lejohen më që të krijojnë borxhe të reja.

Ndryshe nga bizneset, konsumatorët familjarë kanë afat deri më 15 korrik për të përfituar nga skema lehtësuese e pagesës së faturave të energjisë. “Pas kësaj date, nuk do të bëhet më asnjë tolerim”, thonë burimet e OSHEE-së.

Në periudhën maj-qershor pas inspektimeve, OSHEE deklaroi se rreth 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike nuk kishin shlyer faturat e energjisë elektrike, duke akumuluar rreth 2 miliardë lekë borxh ndaj shtetit.

Nga kontrollet ka rezultuar se kryesisht, këto biznese janë sezonale, cka e vështirëson më shumë mbledhjen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike të konsumuar, ndaj OSHEE është shprehur e vendosur se në rast të mos shlyerjes së faturave, ato nuk do të furnizohen me energji elektrike.

Në mes të muajit maj, OSHEE publikoi skemën lehtësuse për konsumatorët familjarë, prej së cilës, kanë përfituar falje në masën 80% të kamatëvonesave rreth 10 mijë abonentë, nga 170 mijë debitorë familjarë gjithsej.

Sipas të dhënave të OSHEE-së, në qershor, arkëtimet arritën vlerën 34.3 miliardë lekë, me 11.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2014-tës, ndërsa humbjet janë në nivelin 32.3%, nga 40.3% që ishin vjet në fund të qershorit.

Next Post

Së shpejti Shqipëria me bursën e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com