• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Së shpejti Shqipëria me bursën e energjisë

by
09/07/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë prezantoi sot nismën e re për krijimin e tregut dhe bursës së energjisë në Shqipëri në një tryezë pune, në bashkëpunim me qeverinë norvegjeze, Sekretariatin e Energjisë, ekspertë, etj.

Ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri, vlerësoi asistencën e qeverisë së Norvegjisë në realizimin e këtij projekti, bazuar në modelin e shtetit nordik, të njohur për burimet e mëdha energjetike dhe alternimin e burimeve energjetike.

Gjiknuri cmoi rëndësinë që ka zgjerimi dhe zhvillimi i tregut të liberalizuar të energjisë, si një hap i rëndësishëm për tregun rajonal të energjisë.
“Tryeza për krijimin e bursës së energjisë përcakton një skedul për liberalizimin e tregut të energjisë”, tha Gjiknuri, i cili njoftoi se hapat kanë nisur për bashkimin e tregut të energjisë me Kosovën.

“Po bëhen hapa për të bashkuar tregjet me vendet fqinje si me Kosovën”, tha ministri, sipas të cilit, vitin tjeter nis ndërtimi edhe i linjës 400 Kv me Maqedoninë. Gjithjashtu, ai vlerësoi rëndësinë që ka krijimi i zyrës së përbashkët për energjinë, duke theksuar se sa më i madh tregu, aq më shumë ka mundësi financimi i projekteve të energjisë si dhe alternimi i burimeve energjetike, mjete që rrisin sigurinë energjetike edhe në rajon.

Në këtë kuadër, Gjiknuri tha mes të tjerave, se po bëhen investime për lidhjen e interkonjeksioneve të energjisë të Shqipërisë me vendet fqnijë. “Ne kemi objektiv, që në vitin 2020 Shqipëria do të jetë e lidhur me gjitha vendet e rajonit”, tha Gjiknuri.

Ai njoftoi edhe investimet që kanë nisur dhe do të vijojnë në përmirësimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë. Gjithashtu, ministri njoftoi se po hartohet strategjia për burimet e rinovueshme, përfshirë dhe gazin, i cili pasi të diskutohet me grupet e interesit, do kalojë për miratim në qeveri. “Pavarësisht sfidave, është e rëndësishme që ne të hapim tregun për energjinë”, tha ministri i MEI-t. Hapja e bursës së energjisë pritet të rregullojë një sërë deformimesh në tregun energjetik në vend, ndërsa krijon mudësi për cmimet reale në kohë reale për energjinë, qoftë ajo elektrike, por dhe e karburanteve.

Next Post

Ndryshimet ndërmjet tradhëtisë së mashkullit dhe femrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com