• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri më 12 me të shtëpisë,… pastaj me ju të tjerët

by Mero Baze
02/12/2023 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që besonin se Kuvendi i Berishës nuk mund të prodhonte ndonjë lajm, gabuan.

Gabuan në fillim ata që ishin delegatë të Kuvendit dhe nuk shkuan. Gati 60 për qind e delegatëve mungoi, edhe pse Berisha i ka shkurtuar nga 4500 në 1200. Në sallë nuk ishin as 400 prej tyre, dhe me siguri që ishin të dëshpëruar nga formaliteti i votëbesimit të Berishës.

Gabuan deputetët e Grupit Parlamentar që refuzuan të marrin pjesë në Kuvend, duke menduar se do të bëheshin fasadë e një votëbesimi formal të Berishës, kur dihej përfundimi. Për më tepër që ata dhe ashtu nuk është se i kanë raportet e mira me Berishën.

Gabuan gazetarët që mendonin se Kuvendi do ishte një formalitet qesharak i panevojshëm, për një grupim politik i cili ende nuk ka vulë dhe logo.

Gabuan, se nuk u shkoi mendja që Berisha do votëbesonte vajzën e vet si pasardhëse të tij dhe ky ishte lajmi që prodhoi.

Dhe nuk e ka menduar keq si strategji.

Së pari, me këtë votëbesimi për vajzën e tij si trashëgimtare e partisë së tij, Berisha ka sfiduar opozitën, duke i përcaktuar asaj dhe të ardhmen e saj me një “non grata” tjetër në krye.

Pra në vend të një rezolute ku të dënohej SHBA dhe të hidhej poshtë “non grata” e Berishës, ai zgjodhi një gjë dhe më radikale, duke përcaktuar që edhe pasardhësi i tij në atë parti do të jetë “non grata”.

Pra e ktheu “non grata”-n në një fat të partisë së tij. Ata që pranojnë Berishën dhe familjen e tij, duhet të pranojnë që do të jenë në një betejë afatgjatë me SHBA dhe Perëndimin, që i ka shpallur ata “non grata”.

Dhe ky është një akti i guximshëm dhe i sinqertë kundër Perëndimit nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, pasi ata shpallën një betejë të përjetshme të këtij grupimi kundër SHBA, Britanisë së Madhe dhe Perëndimit në tërësi.

Së dyti, shpallja e pasardhëses, është një përgjigje për të gjithë ata që janë ambiciozë apo vërtiten rreth Berishës me shpresën që kur të vdesë ai, ata të marrin partinë apo meritat që i qëndruan besnikë.

Të gjithë duhet ta kuptojnë që do të kalojnë nga vartës të Berishës, në vartës të Argitës apo Shkëlzenit, por meqë ai mund të ketë punë me drejtësinë, hë për hë, do të jenë vartës të saj.

Dhe kjo i jep fund iluzioneve të tyre për të ardhmen rreth Berishës. Akoma më keq, kjo i jep fund dhe etikës së Berishës që bën sikur i respekton, derisa t’i heqë nga mundësia e bashkimit me Bashën.

Së treti, shpallja e Argitës si pasardhëse nga familja e tij, është një zgjedhje edhe biologjike, pasi Berisha mund të linte pasardhës edhe dhëndrin që është në burg, apo nusen e djalit, që nuk janë “non grata”. Madje nusja e djalit ka mundësi të shëtisë në Perëndim si blogere. Edhe një farë kulture e ka, se ka lexuar një libër për Merlin Monro. Madje dhe fansat i ka përafërsisht sa Berisha në rrjetet sociale.

Por nuk ja la as asaj, as dhëndrit, por vajzës, pasi vetëm kështu ai është i sigurtë që të gjithë duhet të binden qysh tani se fati i opozitës është i lidhur me fatin e familjes së Sali Berishës.

Por mbi të gjitha, përzgjedhja e Argitës, është një leksion i hidhur për çdo bashkëpunëtor të vjetër të Berishës që ka iluzionin se ai është njeri parimor dhe nuk lufton për familjen e vet. Ai mund të kishte zgjedhur fjala vjen Jozefinën, madje dhe profesor Spahon, apo dikë tjetër që i kanë qëndruar besnikë kaq vite dhe janë gati të shkojnë me të deri në varr, por ai ka hallet e veta, nuk ka hallet e tyre.

Duke legjitimuar Argitën si pasardhëse, ai legjitimon historinë e pistë të pushtetit të tij, dhe i detyron të gjithë ata që i shkojnë pas, të pranojnë si standard politik një familje të korruptuar, një baba hajdut, një nënë hajdute, një djalë hajdut, një vajzë hajdute, të gjithë të sanksionuar nga SHBBA si të përfshirë në korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Pra Berishës nuk i mungonin njerëzit për të lënë pasardhës. Nuk i mungon as besimi tek ata. Berishës i mungon standardi politik i familjes së tij biologjike, pra ai ka nevojë të pranohet familja e tij dhe të imponohet si standard në atë parti, dhe jo të gjejë udhëheqës të pakorruptuar apo që nuk janë “non grata”.

Nën këtë frymë u zhvillua i gjithë Kuvendi i sotëm i partisë së tij me një sallë mbushur me pak se gjysma.

Duke u përpjekur t’u imponojë mbështetësve të pakt të tij, familjen e tij, Berisha dukej sikur thoshte: Deri sa të mbarojë Kuvendi, do jem me këta të shtëpisë, pastaj me ju të tjerët. Pak a shumë si ata që festojnë Vitin e Ri me shtëpinë deri më 12 të natës, pastaj dalin me shoqërinë.

Next Post
Live/ Hidhet në Hamburg shorti për finalet euro 2024, vendosen kundërshtarët e Shqipërisë

Live/ Hidhet në Hamburg shorti për finalet euro 2024, vendosen kundërshtarët e Shqipërisë

Comments 1

  1. Gjenerali Janullatos i Spiunazhit Grek plus kryeAgjentin Beleri plus Rezidentin Grek te spiunëve në Shqipëri Tqirin dhjak Vangjel Dule që punojnë tja fusin Shqipërisë për VORIO EPIRIN says:
    3 years ago

    Kim Jon Ung i Koresë së Veriut vëllai i shokit Sali Shiqere Birisha me sivëlla Ilir Rigjep Fiqe Metajn, qi partitë, i kon prona private, prandaj, duhen çrregjistruar nga Gjykata si Parti Pulitike, duke i kaluar në SHPK, dhe rregjistrim tek TATIMET DHE tek INSTAT…..
    Prandaj duhet të paguajnë TAKSA si gjithë ky milet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com