• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dërguan 242 mln euro në 3 muaj: Ku po përdoren paratë e emigrantëve?

by Java News
17/06/2024 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

16 qershori është dita ndërkombëtare e remitancave. Për shumë vende, si Shqipëria e rëndësishme në aspektin ekonomik dhe social. Kjo duke pasur parasysh se ne jemi vendi I tretë në botë për diasporën më të madhe, me valë emigratore që vijojnë ende të jenë aktive.

Por sa para kanë sjellë emigrantët shqiptarë në atdhe?

Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë për një shumë prej 242 milionë euro vetëm në tre muajt e parë të 2024-ës, me rritje 12% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Shifër kjo që sinjalizon se me shumë gjasë, flukset valutore të remitancave do të vijojnë të jenë të larta gjatë gjithë këtij viti. Në fakt, remitancat kanë qenë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke dëshmuar se shqiptarët vijojnë të emigrojnë në masë.

Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

Në vitin 2023, dërgesat e emigrantëve arritën rekordin e 929 milionë eurove. Këto flukse valutore janë përshpejtuar vecanërisht në katër vitet e fundit, që tregon për aktivizimin intensiv të emigrimit dhe faktit që janë emigrantët e rinj ata që po dërgojnë para në atdhe.

Por si paraqitemi ne krahasuar me vendet e rajonit?

Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

Pesha që remitancat kanë në ekonominë tonë vlerësohet sa 9.2% e Produktit të brendshëm bruto. Me këtë shifër ne renditemi në mesin e vendeve të rajonit, ndërkohë që Kosova është shteti që kryeson dhe ku remitancat japin kontributin kryesor në ekonomi me 17.2%.

Por për çfarë shërbejnë këto para që dërgohen në atdhe?

Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

26% e familjeve shqiptare jetojnë me këto të ardhura, duke dhënë një ndikim të konsiderueshëm në konsumin e brendshëm. Këto para investohen në biznese të vogla, në blerje pasurish të patundshme, ndërkohë që një pjesë shkon edhe si kursim. Por remitancat kanë një efekt negativ, që është dekurajimi i punësimit.

Por për më shumë lidhur me remitancat dhe diasporën që i mundëson ato, ndjekim një material dhe rikthehemi./a2

Next Post
VIDEO/ Prezantohet në Panairin ndërkombëtar EUROSATORY në Paris makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, Peleshi: Moment i rëndësishëm

VIDEO/ Prezantohet në Panairin ndërkombëtar EUROSATORY në Paris makina e parë ushtarake shqiptare "Shota", Peleshi: Moment i rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In