• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

by E S
30/04/2026 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës”. Prokuroria ka dokumentuar disa raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Hetimi i rastit, u nis nga Prokuroria e Tiranës e më pas u kaluan në SPAK. Kjo e fundit ka veçuar dosjen ndaj mjekut Edmond Gashi, i dyshuar per “korrupsion”, ndërsa të tjerët, Alketa Pere, Brikena Qiriazi, Emiliano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi, i ka kthyer në prokurorinë e kryeqytetit.

Prokuroria thotë se ka arritur të dokumentojë raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

“Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton”, tha Prokuroria.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë provoi se shtetasi E.L., në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marrë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri E.L., ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu edhe e pandehura A.P., në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura A.P ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë provoi gjithashtu se edhe shtetasja B.Q., në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi. Sa më sipër, rezulton e provuar se e pandehura B.Q. ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe shtetasja D.K., në cilësinë e specialistit pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. Kjo shtetase hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë. Gjithashtu rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur. Si pasojë e kësaj veprimtarie është shkaktuar dëm ekonomik për institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit. Sa më sipër, shtetasja D.K., rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Për sa i përket shtetasit H.G., rezultoi se ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë, duke përfshirë shërbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar. Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave. Sa më sipër rezultoi e provuar se i pandehuri H.G. ka konsumuar veprën penale të “Fshehja e të ardhurave”.

Së fundmi, shtetasi F.M., në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë (pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’.

Next Post
Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga konfiskimi te solidariteti, Lamallari: 150 mijë euro të konfiskuara nga krimi shkojnë për 21 OJF

Nga konfiskimi te solidariteti, Lamallari: 150 mijë euro të konfiskuara nga krimi shkojnë për 21 OJF

April 30, 2026
Goditet grupi që shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet një person, dy në kërkim

Goditet grupi që shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet një person, dy në kërkim

April 30, 2026
Nga Berisha, te Salianji e Merjeme Sala! Pesë emra në garë për të marrë drejtimin e PD

Nga Berisha, te Salianji e Merjeme Sala! Pesë emra në garë për të marrë drejtimin e PD

April 30, 2026
Milanoviç: Pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira

Milanoviç: Pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira

April 30, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 1 maj 2026

April 30, 2026
Gara për kreun e PD, Ervin Salianji zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton platformën: Hapje dhe fitore në zgjedhje

Gara për kreun e PD, Ervin Salianji zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton platformën: Hapje dhe fitore në zgjedhje

April 30, 2026
Bordi i Transparencës rrit me 5 lekë çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit me 5 lekë çmimin e naftës dhe benzinës

April 30, 2026
“Si mund të shkosh në BE kur standardet janë në pikiatë”/ Meta reagon për raportin e lirisë së medias

“Si mund të shkosh në BE kur standardet janë në pikiatë”/ Meta reagon për raportin e lirisë së medias

April 30, 2026
Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

April 30, 2026
Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In