• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dërgoi një video, pas 26 vitesh i riu gjerman gjen babain shqiptar: Kam motra e vëllezër, do vij në Shqipëri

by Java News
16/12/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ shtetasi gjerman Adrian Tahiri gjen babain e tij shqiptar të Kosovës pas 26 vitesh. Në një lidhje direkte nga Gjermania i riu, që u rrit me nënën gjermane rrëfen emocionet e takimit për herë të parë me babain Bajram Tahirin, mbiemrin e të cilit mban ende edhe sot. Ai i drejtohet me një përshëndetje në shqip të gjithë teleshikuesve, si për të thënë se ka gjak shqiptar, ndërsa flet edhe për detaje të këtij takimi.

Përshëndetje Tirana! Takimi i parë me babain tim, pas kaq shumë viteve, ishte shumë emocionues. U ndjeva i prekur, por i kënaqur që e takova, falë emisionit tuaj. Pas këtij takimi sikur kam ndryshuar pak, pasi kam qenë më i mbyllur si njeri. Kam komunikuar edhe me gjyshërit e mi në Kosovë, kam vëllezër dhe motra si nga babai dhe nga ana e nënës, pasi secili ka krijuar jetën e tyre.

Kam plan që të vij sa më shpejt këtu në Shqipëri e të takohem me ata, për Krishtlindje. Nga ana e babait, unë kam dy motra që jetojnë në Kosovë dhe dy vëllezër që i kam këtu në Gjermani, por edhe nga ana e nënës jemi tre fëmijë. Kam folur dhe me kushërinjtë, me xhaxhallarët në Gjermani. Nëna ime e di, sepse ne u takuam të tre. Ju falenderoj shumë ju si staf, emisionin!

’Pa Gjurmë’ shfaqi ekskluzivisht fotot e takimit pas 26 vitesh të babë e bir, që duket se tani që e kanë gjetur njëri-tjetrin janë bërë pjesë e një familje edhe më të madhe. I riu iu drejtua me anë të një video emisionit ‘Pa Gjurmë’ pak ditë më parë. Emigranti shqiptar Rraqi Zyfi, një ndjekës i rregullt i programit, shok me të riun i kishte sugjeruar t’i drejtohej emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar origjinën e tij shqiptare. Ai është rritur nga nëna edhe ajo një shtetase gjermane, ndësa ruante si kujtim të vetmet foto me të atin, ku ky i fundit e mban në krah pak para se ta braktiste, në vitin 1996.

Adriani kishte kërkuar gjithnjë ta njihte, por nuk kishte mundur të binte asnjëherë në kontakt me të. Si për ironi të fatit, të dy kishin jetuar shumë pranë njëri-tjetrit por nuk ishin përballur kurrë. Kjo histori preku zemrat e mjaft shqiptarëve kudo nëpër botë, kur dhjetra mesazhe mbërritën në adresë të emisionit, në Report TV emigrantë të cilët jo vetëm kërkonin t’i vinin në ndihmë 26-vjeçarit për të gjetur babanë, por edhe duke dhënë informacion për të rënë në gjurmët e 46-vjeçarit që kërkohej nga i biri. Kështu arritëm që pas shumë përpjekjesh t’i bashkonim të dy për të përcjellë njëhkohësisht jo vetëm emocione por edhe mesazhe të forta njerëzore./m.j

 

Next Post
Veprimtaria e rrjetit kriminal të “Call Center”/ Si u mashtruan qindra persona dhe u përfituan 15 milionë euro (DETAJE)

Veprimtaria e rrjetit kriminal të "Call Center"/ Si u mashtruan qindra persona dhe u përfituan 15 milionë euro (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In