Një shkumë e çuditshme mbuloi të hënën një përrua në Dürnten, në Malësinë e Zyrihut. Kjo i detyroi repartet e shpëtimit të vendosin mjete lundruese për ta pastruar sipërfaqen e ujit.
Nuk po kuptohej shkaku i mbulimit të përroit me shkumën e çuditshme deri sa dikush ndjeu erë birre. Dyshimi u konfirmua menjëherë dhe u muar vesh shkaku: 1 000 litra birrë ishin derdhur në përrua në mbarim të një festivali muzikor, organizatorët e të cilit patën telashe me drejtësinë, ka kofirmuar policia, pas një lajmit të dhënë nga e përditshmja lokale Zürcher Oberländer. Sipas hetimeve të deritanishme, nuk ka pasur pasoja për peshqit dhe organizmat e tjerë ujorë.
ma.me









