• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

S’ka vota për Demarkacionin me Malin e Zi, çështja mund të kthehet në pikën zero

by Aalison Pearse Stevens
23/06/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e arritur në fund të gushtit të vitit të kaluar, po shkon drejt dështimit. Pas kundërshtimeve të opozitës, kohëve të fundit janë shtuar zërat edhe brenda partive në pushtet që kërkojnë rishqyrtimin e saj, duke konsideruar se si e tillë, marrëveshja ka cenuar tërësinë territoriale të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ishte ndër të parët nga koalicioni qeverisës që kishte kërkuar rishqyrtimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Tani ai thotë se çështja po shkon drejt kthimit në pikën zero, pasi që edhe shumë deputetë tjerë janë bindur për parregullsitë.

Modeli kadastral i përdorur për shënjimin e vijës kufitare, ka thënë Hasani, është i gabuar dhe se në procesin e rishqyrtimit duhet të përdoren modele tjera. Vija kufitare me Malin e Zi, ka nënvizuar Hasani është më e vjetër se 50 vite dhe ishte përcaktuar përmes maleve dhe lumenjve.

“Duhet të bëhet një rishqyrtim i marrëveshjes. Është mirë që edhe Mali i Zi ka pranu që të bëhet rishqyrtimi, sepse edhe ai është i interesuar ta zgjidhim këtë çështje. Prandaj, nëse nuk e rishqyrtojmë, ajo nuk do të kalojë në Kuvend, nuk do të ketë vota në Kuvend të kaloj demarkacioni dhe do të ketë mundësi të ketë tensione politike.

Andaj, për t’u ikë tensioneve politike duhet të thirret opozita, duhet të thirren ekspertë të fushave përkatëse, duhet të bëhet rishqyrtimi, analiza dhe të dilet nga kjo gjendje”, ka thënë Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Kthimin e procesit në pikën zero e ka mbështetur nga fillimi edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi. Ngjashëm me Hasanin edhe Bulliqi kishte shprehur në vazhdimësi vërejtje se marrëveshja kishte parregullsi dhe nuk ishte arritur sipas interesave të Kosovës, citon Koha. (b.an)

Next Post

Muhamet Ali, kur provokonte përmes imazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In