• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derbi/ Presidenti Partizanit akuzon drejtuesit e Tiranës: Një tufë rrugaçësh, jam i zhgënjyer

by Java News
05/05/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është treguar shumë i ashpër mbrëmë në intervistën e dhënë për RTSH gjatë transmetimit të “Rubrika Sportive”. Demi i ka quajtur rrugaçë drejtuesit e Tiranës, të cilët nuk zbatuan edhe traditën shqiptare të mikpritjes. Gjithsesi, ai nuk ndihet i dorëzuar nga incidentet e ndodhura dhe kërkon drejtësi.

Zoti Demi, çfarë mund të na thoni për dhunën që ndodhi pas derbit?

Situatë anormale, ku në plan të parë del një drejtor klubi i Tiranës rrugaç, i cili vetëm drejtor nuk mund të jetë. Ata janë të gjithë rrugaçë. Unë kam qenë i shkëputur kur ka ndodhur ngjarja. Por ka turp më të madh që administratorët e Tiranës janë disa rrugaçë. Rrugaçë janë ata të gjithë, duke filluar nga Daja, drejtori e të tjerë si nipi i presidentit.

Çfarë po tregon ai, forcë?

Si presidenti më i ri se të tjerët në Superiore ndihem i zhgënjyer me këto veprime rrugaçësh. Turp më të madh nuk ka! Nuk e di çfarë t’ju them më shumë.

Zhgënjim çfarë do të thotë, si përkthehet, është i përshkallëzuar apo çfarë?

Ky është turp!

Ju çfarë kërkoni?

Unë kërkoj drejtësi. E ka shteti në dorë atë punë. Drejtësia i ka të gjitha të dukshme, me pamje filmike. Do të bëjmë denoncimet dhe do të vazhdojmë në rrugë ligjore. Se ata rrugaçë që janë atje nuk mund të dalin nga shtëpia në lidhje me personin tim. Ata janë rrugaçë. Kanë shkelur edhe mikpritjen e shqiptarit. Ne kemi qenë të ftuar në shtëpinë e tyre. Unë e kuptoj tifozërinë me të sharat e tyre, por këtë që bënë ata në fund s’e kuptoj dot.

Madje, nuk e di se a ka shqiptarë që ta kuptojë këtë?

Personalisht jam biznesmen dhe të gjithë më njohin, nuk jam trembur ndonjëherë dhe e kam çarë vetë rrugën e historisë. Por ky është një turp i madh, madje turp edhe për Shqipërinë! Më vjen keq!

Përveç denoncimit të mundshëm në polici, do të kërkoni reagim edhe nga federata?

Patjetër që do të bëjmë denoncim për ata që kanë qenë atje. Unë e kam me rendin publik, jo me ata rrugaçë e legenë. Federata po nuk pati veshë e sy, do të kem kohë të merrem edhe me ata. Kam nja tre vjet që jam i brendshëm. Unë dua të shoh se çfarë po funksionon këtu. Ashtu siç kanë funksionuar bizneset e mia, dua që të funksionojë edhe ky biznes. Federata e shikon vetë dhe duhet të bëjë të gjitha sipas rregullave.

Zoti Demi, jeni dorëzuar me këto incidente që ndodhën?

Kush i dorëzuar…?

Duket se sikur nuk ka vetëm futboll, por edhe gjëra të tjera?

Zoti Demi, njihet që nuk dorëzohet asnjëherë. Kam kaluar shumë male e gërxhe, pasi kam 26 vite që jam biznesmen. E njoh mirë Shqipërinë, më mirë se shumë të tjerë. Me këtë rrugaçëri nuk dorëzohem asnjëherë. Më vjen shumë keq që ndodhin këto incidente ordinere, por s’mund të prishin imazhin e vendit tonë disa rrugaçë të stafit të Tiranës. Panorama Sport/ Javanews/ a.k

Next Post

Mustafa: EULEX do të vazhdojë punën edhe pas qershorit, thotë Mustafa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In