• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dera e kyçur, goja e çelur

by Java News
06/01/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali

Se do ta arrinim ditën që Saliu t’i sulej godinës së PD-së për të shkulur Lulin, kjo kërkonte vërtetë imagjinatë të jashtëzakonshme. Po se do të arrinim të lexonin një tekst si i mëposhtmi, nxjerrë taze nga godina e Lulit për Saliun, këtë akoma s’po ma rrok dot imagjinata ime e zakonshme megjithëse tekstin e kam para syve. Hajde hajde ç’vete pa filluar akoma viti😀

“Sali Berisha do të ishte një skenarist i mirë filmash hollivudian. Ai ka një prirje të jashtëzakonshme për zhanrin thriller të përzier me teknikën e rrëfimit të realizmit magjik.

Në 3 muajt e fundit ka zbuluar komplotin e Soros, Blinken, Basha, e shumë personazhe të tjerë për marrjen e vulës Non Grata familjare për Korrupsion Domethënës nga SHBA.

Tablotë sinotikane të Enverit për armiq të brendshëm dhe të jashtëm janë amatoreske përpara shtjellimeve imagjinare të Doktor Gënjeshtrës.

Ai zbuloi banda të armatosura në PD. Pastaj gardistë e RENEA në taracë (kur ishin vepse ça 20 vjeçar që pinin cigare për qejf pas një dite të lodhshme).

Më pas zbuloi tetovarë me mjekërr e vehabistë të ardhur posaçërisht për të vrarë e prerë. Po, po! Sot vendosjen e ca adesivëve blu i mori për dyer të blinduar.

Është Sali Berisha zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në “aksidentin teknologjik” të Gërdecit, me 26 të vrarë.

Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët.

Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100 % të sigurta.

Është Sali Berisha që për 30 vite tha se nuk kishte takuar kurrë Enver Hoxhën, por më pas thoshte se shkonte në ditëlindjet e familjes Hoxha dhe kishte më shumë foto me anëtarë të byrosë sesa me familjen e tij.

Etj, etj.

Komploti i Iluminatit të Alfred Çakos është një shaka para Sali Berishës”.

Next Post
Referendumi i Berishës/ Alibeaj: E turpshme, janë mbushur kutitë nga organizatorët, e faktuar edhe me pamje filmike

Referendumi i Berishës/ Alibeaj: E turpshme, janë mbushur kutitë nga organizatorët, e faktuar edhe me pamje filmike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

October 23, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

October 23, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

October 23, 2026
As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In