• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e re e Dibrës: Ja prioritetet e mia në një vit mandat

by A R
17/08/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhurata Çupi është deputetja më e re e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo do t’i bashkohet listës së grupit parlamentar të selisë blu, pasi Sherefedin Shehu do të lërë mandatin për t’u kandiduar si kryetar bashkie. Ajo e mori mandatin dje nga KQZ dhe Çupi bëhet deputetja e 32-të femër e Kuvendit. Zj.Çupi rrëfen për “Gazeta shqiptare” angazhimin në PD, bashkëpunimin prej 7 vitesh në krah të kryedemokratit Lulzim Ba-sha në dy institucionet e fundit që ai ka drejtuar, si dhe shndërrimin në një zë të fortë të dibranëve në Kuvend. Në shtator Çupi do të bëjë betimin për t’u ulur në Kuvend nën siglën e Partisë Demokratike, pranë së cilës militon prej shumë vitesh.

Zj.Çupi, ju jeni deputetja me re në listën e li-gjvënësve shqiptarë, pasi do të zëvendësoni z.She-refedin Shehu në listën e qarkut të Dibrës. Si e pritët marrjen e mandatit të deputetes së qarkut të Dibrës?
Të jem e sinqertë me ju, ndjehem shumë e privilegjuar dhe shumë krenare për këtë besim që mu dha. Pesha e përgjegjësisë është e madhe. Do mundohem që çdo qytetar dhe banor i Dibrës të jetë i përfaqësuar nga unë. Pamë tri vitet e fundit, trajtimin dhe poshtërimin nga pushteti dhe mazhoranca të këtyre qytetarëve.
A mbetët e zhgënjyer 3 vite më parë, kur ishit e gjashta në listën e Dibrës?
Jo, aspak nuk jam zhgënjyer, përkundrazi, kam qenë shumë e angazhuar për suksesin e PD-së, pasi ne dolëm 3 me 3 dhe donim suksesin në Dibër.
Kush jua dha lajmin se ju tashmë jeni deputete?
Më njoftoi vetë z.Basha. Më mori në telefon dhe më uroi për mandatin si deputete. Më përgëzoi dhe tha se shpreson në angazhimin e të gjithëve për të qenë në funksion të fitores së z.Sherefedin Shehu në zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Peshkopisë.
Si deputete ju mbetet vetëm një vit mandat, pasi afrojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Cilat janë prioritetet tuaja përgjatë kësaj periudhe?
Unë do të vazhdoj të ndjek punën e bërë deri tani nga paraardhësi im, z.Shehu. Do të jem në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e partisë atje, do të ndjek në vazhdimësi të gjithë problematikën e kësaj zone dhe do të jem një zë i fortë i tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
E njihni realisht problematikën e banorëve të këtij qarku?
Sigurisht, pasi unë kam qenë kandidate për deputete më parë në këtë qark dhe kam zhvilluar fushatë intensive në të gjithë zonën që përfshin qarku i Dibrës. Plus që unë jam marrë prej vitesh me çështjet e pushtetit lokal dhe kjo do të më ndihmojë për ta prekur më afër situatën atje. Unë vetë kam lindur në Tiranë, por me origjinë jam nga Mati, zonë që e përfshin qarku i Dibrës. Ndaj e njoh shumë mirë këtë zonë dhe kam qenë afër saj, duke pasur dhe mbështetjen e vazhdueshme të PD-së.
Ndërkohë do të jeni e angazhuar në fushatën aktuale të z.Shehu në Dibër?
Patjetër. Do jem pjesë e shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike. Dibranët duhet të jenë krenarë që i përfaqëson profesor Sherefedin Shehu.
Si e shikoni rivalin e PD-së në këtë garë, socialistin Muharrem Rama?
Ajo që mund të them është se më erdhi keq që kandidati i mazhorancës nuk e filloi fushatën me një ndjesë publike, në emër të qeverisë që përfaqëson mungesën e përkujdesjes ndaj Dibrës.
Kandidati vetë deklaroi se Dibra ka pasur dhjetë mjekë dhe sot ka vetëm dy. Nga dy mjekë, njëri la shëndetësinë dhe po kandidon për Bashkinë e Dibrës. Do të ishte më mirë t’u shërbente qytetarëve si mjek dhe zoti Shehu të drejtonte bashkinë si menaxher i njohur dhe profesionist.
Cilat janë njohjet tuaja me anëtarët e grupit parlamentar të PD-së?
Njoh 90 për qind të grupit parlamentar të PD-së. Madje, i kam shumë prej tyre miq dhe mikesha dhe nuk ka asnjë deputetët apo deputete në këtë grup që unë të mos kem njohje me të. I njoh që të gjithë dhe pjesën më të madhe i kam miq dhe mikesha.
Kë keni më shumë mik dhe mikeshë në PD?
Nga deputetet kam shumë miqësi me Jorida Tabakun, me Albana Vokshin. Pa dyshim me Jozefina Topallin, e cila gjatë kohës që kandidoja në qarkun e Dibrës, më ka shoqëruar gjatë fushatës dhe ka qenë tepër e interesuar për fitoren e PD-së.
Po nga deputetët, më ke keni më shumë njohje?
Këtë herë të flasim vetëm për mikeshat, herën tjetër patjetër edhe për miqtë, por janë shumë.
Po me kreun e PD-së, Lulzim Basha, cilat janë raportet tuaja?
Shumë korrekte. Me z.Basha kam punuar për 7 vite me radhë dhe ka qenë një përvojë shumë e vyer pune. Unë kam drejtuar Agjencinë e Transferimit të Pronave drejt pushtetit vendor në Ministrinë e Brendshme, kur ishte z.Basha ministër. Po ashtu kam punuar me të edhe gjatë mandatit të z.Basha në krye Bashkisë së Tiranës. Kam punuar 7 vite me zotin Basha dhe kam qenë e privilegjuar./GSH/a.m.

Next Post

"Jetë e re dhe fitime të shumta nga seksi online", edhe i dashuri është dakord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti

July 14, 2026
Alonso, kundër Formula 1 moderne: Kemi humbur emocionin, tani nuk duhet më talenti

Alonso, kundër Formula 1 moderne: Kemi humbur emocionin, tani nuk duhet më talenti

July 14, 2026
Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

July 14, 2026
Zyrtare/ Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen

Zyrtare/ Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen

July 14, 2026
Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

July 14, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump ndryshon kurs! Heq dorë nga tarifa 20%, por mbyll Hormuzin për anijet iraniane

July 14, 2026
“Mos prisni qetësi”, Netanyahu i dërgon mesazh Teheranit: Do të godasim me forcë dërrmuese

“Mos prisni qetësi”, Netanyahu i dërgon mesazh Teheranit: Do të godasim me forcë dërrmuese

July 14, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Marrja e trofeut të review-ve negative nga Lëvizja Bashkë është review-ja më e keqe për politikën e tyre

July 14, 2026
Operacioni “De facto” në Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të dyshuara si produkt i trafikut të drogës

Operacioni “De facto” në Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të dyshuara si produkt i trafikut të drogës

July 14, 2026
“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In