• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS: Nuk mund të plotësojmë tekat e PD në çadër, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë

by A R
04/04/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24 tha se qëndrimi i PS në lidhje me kërkesën e opozitës për qeveri teknike do të mbetej i pandryshueshëm.

Gjylameti gjithashtu tha se socialistët kanë më shumë pika të përbashkëta për të vazhduar koalicionin me LSI-në se sa për t’u ndarë, pasi sipas saj reformat ishin ndërmarrë bashkë.

Është i pandryshuar pozicioni i PS për qeverinë teknike?
Po, është i pandryshueshëm. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën e vendit. Nëse duhen zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të kishin propozime por nuk kanë bërë asnjë. Nuk kemi pasur një kopje të draftit të propozimeve. Draftet tona i disponojnë të dyja partitë. Të gjitha propozimet që kemi bërë janë pranuar, ndërsa PD nuk ka bërë gjë tjetër veçe ka bllokuar bulevardin

Gatishmëria e Metës për të dorëzuar mandatet
Deklarata e Metës duhet lexuar siç u dha në të vërtetë. Nuk tha që do dal nga koalicioni. Jam e bindur që do jemi në koalicion me LSI-në dhe partitë e tjera. Sot kemi detyrë ndaj shqiptarëve të vazhdojmë punën tonë. Ne nuk do zhgënjejmë vullnetin e shumicës për tekat e pakicës në çadër. Kemi parë në 2011 se si u vodhën votat në tryezën e KQZ-së, se si ndryshoi rezultati, kemi 4 të vrarë në 2011, dhe PS përsëri hyri në zgjedhje. Edhe në 2013 ka pasur dhunë ndaj votuesve të lirë. Ne kemi besimin e shqiptarëve dhe nuk kemi zhgënjyer në asnjë moment. Nuk ka në historikun e PS, asnjë të vrarë, dhe nuk do ketë dëmtim të procesit zgjedhor. Të gjithë shqiptarët do ndihen të lirë në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi në rrugën e reformave. Nuk kemi krizë politike. Kemi ndërmarrë reforma në këto 4 vite aq sa s’janë marrë në 25 vite. LSI ka qenë bashkë me ne në të gjitha këto reforma, dhe mendoj se sërish do jemi bashkë. Kemi rritje ekonomike që tejkaloi dhe pritshmëritë e FMN-së. Kemi gjetur përballë një opozitë që akuzon pa argumenta konkrete. Kemi më shumë pika të përbashkëta për të vazhduar me LSI-në se sa të ndahemi./a.m.

Next Post
Sot seanca për Vettingun, pritet të zgjasë deri në mesnatë

Dosje / Të gjitha shifrat e një krize, mocionet, shumicat dhe zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In