• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS: Do e votojmë kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës! Kaosi prej hallit me drejtësinë, përdor partinë si avokat

by Java News
14/12/2023 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Një nga deputetet e PS që është pjesë e këshillit të mandateve, Klotilda Bushka e ftuar në “Studio Live” në Report TV u shpreh se PS do të votojë pro kërkesës së SPAK.

“Në parim ne si mazhorancë jemi pro kërkesave të organeve të drejtësisë të cilat janë të pavarura. Dy rezultate janë shumë të dukshme, e para kanë fituar emërimet në sistem me meritokraci. BE bën verifikim të thellë. Emërimet në të gjitha organet e drejtësisë, pra meritokracia dhe pandikueshmëria në emërimin e atyre që janë në sistemin e drejtësisë është e arritur.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve vepron dhe nuk ndikohet nga asnjë vendim paralel. Ajo që doja të thoja është se ne nuk flasim për raste specifike por duke besuar te drejtësia e re dhe duke pranuar që ndoshta nuk është perfekte dy gjëra janë të rëndësishme për t’u thënë. Kemi sistem tërësisht të pavarur, sistem që duhet të prodhohet me veprimet dhe vendimet e veta”, tha ajo në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Mes tymueseve PS miratoi në Kuvend rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend. Bushka nënvizoi se “sanksione të tilla ndaj deputetëve ndodhin kudo në botë.”

Kaosi i Rithemelimit sipas Bushkës lidhet me problemet e Sali Berishës me drejtësinë.

“Me dhunë me këto teka, nuk zgjidhen gjërat. Tekat dhe dhuna janë për veprime që ndërmerren për situatën në të cilën ndodhet Berisha. Kushdo individ i cili përballet me drejtësinë ka të drejtën e vetë të gjejë rrugët sesi do e bëjë mbrojtjen. Krahu i djathtë në këto raste të bëhet avokati, por në këtë rast avokat është bërë partia. Halli i Berishës u transferua në krizë të Pd dhe në Kuvend”, shtoi ajo.

“Kur opozita ka sugjerime konstruktive ne i kemi parasysh. E drejta për ngritjen e komisioneve hetimore duhen kushtëzuar me disa caqe kushtetuese. Janë problematike që kanë të bëjnë me mospërputhjen e kritereve kushtetuese. Pra kërkesat duhet të vijnë sipas caqeve kushtetuese. Nëse nuk bien dakort të shkojnë në kushtetuese, është një tjetër mekanizëm që e zgjidh”.

Një apel ajo pati ndaj opozitës, të cilës i bëri thirrje të heqë dorë nga kaosi dhe të ulet për diskutime në lidhje me çështje të rëndësishme.

“Sjelljet e opozitës janë të papranueshme. Ata duhet t’i kthehen një orë e më parë rrugës së dialogut dhe të shpëtojnë veten. Këto skena duhet të lihen pas sepse janë të turpshme. Të ulemi të diskutojmë. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, është i ngritur disa kolegë duhen zëvendësuar, por ky komision është proces politik. Duhet të jetë gjithëpërfshirës duhet të jetë një proces ku janë partitë të përfshira. Ne na kanë zgjedhur që tu shërbejmë qytetarëve.”

Një koment pati dhe për marrëveshjes e Shqipërisë me Italinë për strehimin e refugjatëve.

“Është një nga ato protokolle që i shërben edhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë me BE. Është akt humanizmi që i shërben Shqipërisë në dy aspekte. Ndihmues në emigracionin dhe për të treguar se Shqipëria nuk është një vend që rri mënjanë. Nga ana ligjore është respektuar më së miri. E kemi shqyrtuar në komisionin e ligjeve. Nuk cenohet integriteti territorial. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta marrë në shqyrtim kërkesën përpara se ajo të kalojë në Kuvend. Ne e kemi ndërprerë procedurën e ratifikimit duke pritur shqyrtimin e kërkesës derisa Gjykata të shprehet me një vendim. Pas vendimit do veprojmë. Është në interesin e Shqipërisë që kjo çështje të mos vonohet.”/m.j

Next Post
FOTOT/ “Shqipëria me stadium të ri, do të jetë me 41 mijë vende”

FOTOT/ “Shqipëria me stadium të ri, do të jetë me 41 mijë vende”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In