• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD sulmon Bregun dhe Selamin: Ata që kritikojnë Bashën, janë të shitur

by Java News
19/10/2016 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputetja demokrate Albina Deda, i quan të neveritshëm kolegët e saj në PD, që kritikojnë Bashën. Sipas saj, ata janë shitur për pesë aspra.

“Nuk ka parti që të ketë drejtësi e demokraci hyjnore por PD-ja ka dëshmuar se është forcë e mendimit të lirë. Zaten për atë dhe është krijuar. Por kur ky mendim është import i neveritshëm kritizerësh, pa sens e argument vetëm për të paralelizuar atë që po ndodh tek e majta, natyrisht që unë si demokrate nuk e pranoj. Unë dhe gjithë koleget e mijë por dhe anëtarët e thjeshtë të PD-së, kemi hapësira të bollshme për pjesëmarrje dhe ndikim logjik në vendimmarrje. Mitomania deri në keqdashje natyrisht që bëhet e pavend dhe lirimi prej saj bëhet i domosdoshëm. Ne gëzojmë mandatin e anëtarëve të PD-së, ndaj duhet që të mos shkelim kurrë mbi principet themelore të tyre. Ne jemi parti e frymës e idealeve rinore. Po ashtu si organizatë e komunitet politik duhet t’i nënshtrohemi disa parimeve logjike të bashkëjetesës dhe organizimit. E kur këto parime shkelen me dashje sistematikisht pra nuk respektohet vendimi politik i shumicës do të thotë se me ndërgjegje atakon ata që të kanë votuar dhe jo vetëm liderin”, thotë ajo për gazetën “Koha Jonë”.

“Të idhnuarit me paaftësinë e vet, ata që për pesë aspra shesin idealin për të cilin janë votuar e përbetuar dikur nuk janë as aktorë, as dublantë politikë, madje, as suflerë të pas kuintave. Ata janë ata”, vijon më tej ajo. Në fund, Deda jep edhe një mendim për Bashën e Berishën:

“Sa për z.Berisha di t’ju them se ai ka dëshmuar se është një burrë shteti i vërtetë, që i qëndron me konsekuencë parimeve e angazhimeve të tij. Ai ka deklaruar se nuk influencon në vendimmarrje dhe kjo është e vërtetë. Por nuk është kjo që i tremb të majtët. Ata i tmerron autoriteti i Berishës, harmonia Basha -Berisha dhe më tepër se gjithçka autoriteti në lartësim i z. Basha, jo vetëm si lider partiak, por së pari si alternativë nacionale shumë premtuese. Pjesa tjetër është oshtimë në hon që ka objektiv diversitetin e insinuatat primitive që sistematikisht përpunohen në laboratorët e PS-së”.

ma.me

Next Post
Ka lindur 4 fëmijë, por trupi i saj të lë pa fjalë…. (FOTO)

Ka lindur 4 fëmijë, por trupi i saj të lë pa fjalë.... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In