• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD: I kërkuam Berishës t’i shtyjë zgjedhjet e 22 majit, por s’pranoi! Rama hileqar, po përdor përçarjen e opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin

by Java News
16/05/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha për ‘Kontrast’ se të dielën nuk do të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të PD-së, por për kreun e Lëvizjes Berisha.

Ajo zbuloi se Sali Berishës i është kërkuar t’i shtyjë zgjedhjet për kryetar, për një moment të dytë kur PD të ishte më e bashkuar, por sipas saj ‘Rithemelimi’ e refuzoi kërkesën.

Çupi deklaroi se pas 22 majit, nuk pret që PD të jetë më e hapur dhe më e bashkuar siç deklaron Berisha.

“Data 22 maj patjetër që është shqetësim për çdo demokrat. Por të dielën janë zgjedhjet për kryetar të Lëvizjës Berisha. Ka pasur një iniciativë që të shtyheshin gjedhjet në mënyrë që të përfshiheshin të gjitha palët dhe të zbutej atmosfera e përçarjes. Përfaqësuesit e zotit Berisha nuk e pranuan. Kështuqë 22 maji unë nuk besoj se do të na gjejë më të bashkuar, më të fortë edhe më të hapur siç thotë zoti Berisha. Nuk mendoj që i bën mirë Partisë Demokratike. Vetëm duke lënë anash gjërat e vogla që na ndajnë, do të mundet të bashkohemi. Ju kujtom që PD nuk është një parti që hyn në zgjedhje për të dalë forcë e dytë apo e tretë, por për të fituar” – tha deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Nga ana tjetër, për Çupin, posti i Presidentit te ri i takon opozitës, ndaje dhe mazhoranca duhet të zgjedhë një nga emrat e propozuar prej PD-së dhe aleatët.

Ajo tha se qeveria për shkak të masakrës zgjedhore nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, duke akuzuar se Rama po përdor situatën e përçarjes së opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin.

“Opozita po kalon për fat të keq një ‘dimër’. Është një opozitë që është votuar nga 650 mijë qytetarë dhe ka 62 deputetë. Ka dimrin e saj në këtë situatë, por kjo nuk duhet të përdoret nga Edi Rama që njihet tashmë si hilanjos në politikë dhe që nuk i zbaton marrëveshjet. Pra kjo situatë nuk duhet të shfrytëzohet prej tij për të kapur edhe Presidentin. Jemi një opozitë e përçarë, jam dakord, por ama kemi një grup parlamentar të Partisë Demokratike.  Politika ka edhe moral.

Nuk mund të lihen 650 mijë shqiptarë të papërfaqësuar në një vend demokratik. Mazhoranca nuk e ka moral, ashtu siç nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin. Nuk mund të anashkalohet duke gjetur hilen se opozita nuk është e bashkuar. Janë artikuluar nga opozita emra konkretë për Presidentin. Ne kemi propozuar katër emrat tanë që t’i zgjedhë maxhoranca. PS duhet të pranojë atë që i është dërguar me shkrim nga kryetari i Grupit të PD-së” – tha Çupi./m.j

Next Post
Rama: Jemi pa opozitë që të motivon, duhet ta bëjmë vetë. Zgjedhjet lokale janë shumë afër, duhet t’i fitojmë

Rama: Jemi pa opozitë që të motivon, duhet ta bëjmë vetë. Zgjedhjet lokale janë shumë afër, duhet t’i fitojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In