Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në reagimin e saj për çeljen e negociatave, nuk ka sulmuar vetëm mazhorancën, por edhe opozitën.
“Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit.
Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë.
Me këtë çetë në opozitë rruga ka pengesa.
Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja!
Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë.
Bëje edhe ti, kushdo qofsh”, shkruan ajo.
Me sa duket reagimi i Açkës ka lidhje me Sali Berishën në krye te PD, që është shpallur non grata dhe që është në luftë me Perëndimin. Por dhe te kupoles se re te PD, e zgjedhur nga “Foltorja”.
Statusi i saj ka sjellë edhe reagimin e ashpër të familjes Berisha, që e ka konsideruar si një qendrim skandaloz. /m.j
Mirë e ke moj Flutur Fluturake….
PD-ja sotme, është çeta e DREQËNVE që edhe qëntë, afrohen, marrin erë dhe largohen me lehje e kuisje, mbasi vjen erë e rëndë, mbytëse, vjen erë vdekjeje dhe vdekatarësh vrasës pas shpine….