• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti socialist: Ku ndahen e ku bashkohen PS-PD për Reformën Zgjedhore

by Java News
05/11/2019 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Alket Hyseni i ftuar në një studio televizive foli për punimet e komisionit të Reformës Zgjedhore. Hyseni, anëtar i këtij komisioni, tha se çdo qytetar i Shqipërisë është i interesuar për këtë proces. Gjatë intervistës ai u pyet ndër të tjera edhe mbi pikat e takimit dhe të ndarjes së PS-PD përsa i përket Reformës Zgjedhore.

Fillimisht, Hyseni u ndal te të përbashkëtat.

“Unë besoj, me aq sa kemi informacionet tona, që brenda radhëve të tyre ka zëra profesionalë , të cilët jam i bindur që do të konvergojnë në të njëjtin qëndrim me ne, që standardet do të realizohen”, u shpreh ai duke u ndalur te standardet e lartpërmendura.

“Barazia gjinore. Pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha ka patur rekomandime për t’i avancuar këto hapa dhe në këtë aspekt, edhe opozitat e të gjitha llojeve, brenda dhe jashtë Parlamentit janë dakord. Financimi i partive politike, kemi rënë dakord që kërkon një adresim të ri. Po kështu çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e ndërtimit të komisioneve”, shtoi Hyseni.

I pyetur mbi pikat ku dy partitë ndahen nga pikëpamja e filozofisë për Reformën Zgjedhore, deputeti tha:

“Nuk mund të themi se ku ndahemi me ta përveç aspekteve proceduriale sot, për të cilat as me kompetencë që ndahemi sepse ata kërkojnë që të anashkalojnë kushtetutën, ligjet, institucionet. Në pjesën tjetër janë vetëm me të dëgjuar, nuk kemi institucionalisht asnjë qëndrim”, tha ai.

Sipas deputetit, prioritet mbeten rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Edhe sot diskutimi ka qenë mbi një draft që është produkt i ekspertizës së OSBE/ODIHR. Ne e kemi shtrirë dorën ndaj opozitës jashtëparlamentare që të marrë pjesë në këtë komision, opozita ka zgjedhur që të shqyrtojë draftin, të ndërtojë draftet e veta e t’i nisi ato me interlekutorë të tjerë. E rëndësishme për ne është që të marrin pjesë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë. Jam i bindur që opozita do ta gjejë kurajën politike për t’u bërë pjesë e këtij procesi”, tha ai.

Next Post
Basha flet për herë të parë për vilën luksoze: Gënjeshtra cinike të Ramës

Basha flet për herë të parë për vilën luksoze: Gënjeshtra cinike të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

January 31, 2026
I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In