• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti socialist: Asnjë problem që PS-LSI do shkojnë të ndara në zgjedhje

by A R
21/04/2017 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste tashmë le të hyjnë të ndara në zgjedhjet parlamentarë të 18 qershorit. Këtë e ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Ai tha se me skadimin e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, këto forca politike mund të shkojnë ndarazi në zgjedhje, por sipas tij e rëndësishme është që të zbatohet ligji, dhe që mekanizmi i gjithë procesit të jetë ligjor.

Teksa komentoi raportet brenda mazhorancës aktuale qeverisëse, Bushati tha se bashkëpunimi është pozitiv. Ai u shpreh se diskutimet brenda koalicionit janë të kuptueshme, duke u nisur nga fakti se çdo parti politike ka axhendën dhe platformën e saj politike.

Duket sikur palët parimisht kanë rënë dakord që në vend ka një krizë institucionale. Por si mendoni ju se duhet të vijë zgjidhje?
Mazhoranca është e qartë në këtë pikë. Në radhë të parë duhet të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve se kë kanë vendosur në mazhorancë dhe kë në opozitë, flas për mandatin që po mbaron. Dua të them se mazhoranca është në fund të një mandati të suksesshëm. Kemi marrë sinjale pozitive dhe vlerësime nga ndërkombëtaret. Reformat e ndërmarra kanë përmirësuar situatën ekonomike në vend, dhe kanë përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve. Padyshim që duhet një angazhim i madhe për reformën në drejtësi, e cila është kryefjala e gjithë reformave të ndërmarra deri më tani. Reforma në drejtësi është e pashmangshme, dhe është e vetmja mundësi për të dalë nga një tranzicion që po zgjat. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, janë bërë shumë hapa nga kjo mazhorancë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Shumë probleme mbeten akoma. Shqipëria nuk është një vend i pasur, ka dalë nga një diktaturë që e la në prapambetje të thellë.

Kriza duket se ka mbërritur edhe brenda koalicionit qeverisës. PS dhe LSI nuk arritën të regjistroheshin si koalicion në KQZ brenda afatit?
Bashkëpunimi brenda mazhorancës ka qenë pozitiv. Duhet të kemi parasysh se të gjitha reformat që kanë kërkuar shumicë të cilësuar janë votuar me të gjitha votat. Kjo është mazhoranca më e stabilizuar në vend. Një mazhorancë që nuk ka bërë prapa në asnjë moment. Ne kemi votuar në Kuvend të gjithë ligjet që kemi ndërmarrë. Besoj se mazhoranca është e stabilizuar. Mungesa e garës me opozitës e shtyn mazhorancës që të marrë angazhim edhe më shumë. Duhet t’i shohim politikanët, mazhorancën, apo edhe drejtuesit e tjerë, si një detyrë që u mbron në një afat të caktuar. Dita më e mirë në këtë vend, do të jetë kur qytetarët t’i shohin politikanët si punëtorët e këtij vendi. Politika duhet të shihet si gjithë profesionet që janë në shërbim të qytetarit. Vota ka qenë masive për çdo projektligj për çdo reformë. Brenda çdo forcave politike ka diskutime, imagjino brenda nja mazhoracnë që ka forca politike me platforma dhe axhenda të ndryshme politike. Çdo ambicie është më se normale. Një forcë politike pa ambicie është e vdekur.

Me tejkalimin e afatit ligjor për koalicionet, PS dhe LSI do shkojnë të ndara?
Nuk kas një problem në këtë pikë. Le të shkojnë edhe të ndara. Rëndësi ka të zbatohet ligji. Rëndësi ka të jemi sa më të ftohtë, dhe mekanizmi të jetë ligjor. Nëse ne i bindemi vetëm ligjeve, atëherë kjo pjesa e pasioneve do të zhduket. Sa më e qetë të jetë politika, aq më mirë për qytetarët. Forcat politike në Shqipëri herë pas herë kanë qenë të pamatura, të pamaturuara.

Të ndalemi tek çështja e presidentit. Dy ditë më parë koalicioni ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje, duke kërkuar një president konsensual. Çfarë ka ndryshuar?
Ne kemi qenë të hapur për biseda, për negocim, kemi qenë të hapur të kuvendojmë në Kuvend. Kemi qenë të hapur që me reformën në drejtësi, ndonëse i kemi patur votat për ta kaluar edhe vetëm. Duhet të kemi demokraci funksionale, shtet ligjor, dhe treg të lirë, për të qenë një vend demokratik, dhe për të ecur përpara.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e shtunë 22 prill 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com