• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deputeti Rrahja mohon akuzat e ish-nënkomisarit: Vajza xheloze se im bir e ndau

by A R
27/09/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, mohoi dje akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.

Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Deputeti socialist tregon se ka pasur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka pasur një lidhje dhe është ndarë.

E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në Polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj dhe akuzave për përdhunim të bëra nga ishKryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rraja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.

Sipas deputetit, kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk kanë pasur asnjë problematikë tjetër me Policinë dhe ligjin. Rrahman Rraja mohon kategorikisht akuzat se në Stacionin e Policisë ai ka qenë bashkë me vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë, Emiljano Nuhu.

“Me përgjegjësi të plotë ju them se atë ditë nuk kam qenë as në komisariatin e Krujës dhe as të Fushë Krujës. Kur ka ardhur kallëzimi e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë eja se të kërkon policia.

Ai ishte në Sarandë me të dashurën. Dhe kjo është arsyeja pse plasi gjithë kjo, sepse djali im e la për një tjetër”, është shprehur Rraja. Më tej deputeti Rraja thotë se nuk e njeh vajzën, Xhisielën, ndërsa zbulon se ajo e ka telefonuar njëherë pas problemeve që kishte me djalin e tij.

Next Post
Thaçi: SHBA mbështet korrigjimin e lehtë të kufirit Kosovë-Serbi

Thaçi: SHBA mbështet korrigjimin e lehtë të kufirit Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com