• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS: Prokuroria të hetojë ministrin Demiraj, pengoi hetimet e tejkaloi kompetencat

by Java News
02/06/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, tejkaloi kompetencat kur pengoi policinë në sekuestrimin e 12 prozhektorëve, pra duke penguar hetimet dhe për këtë rast Prokuroria duhet të nisë hetimet”. 

Kështu u shpreh deputeti socialist, Ulsi Manja, i ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv. Manja tha se Demiraj ka penguar hetimet e Prokurorisë dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

“Është në kushtet e nisjes së një hetimi për pengimin e hetimeve. Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj ministrit. Hetimet ndaj oficerin janë të paligjshme.
Është në tejkalim të kompetencave të tij si ministër. I ka penguar apo jo hetimet, është detyrë e Prokurorisë ta zbardhë. Ministri i Brendshëm është autoritet politik dhe s’ka të bëjë aspak me menaxhimin operacional të policisë pasi është kompetencë e Policisë së Shtetit”
, u shpreh Manja.

Sa i takon fushatës elektorale, deputeti socialist tha se sfida e PS dhe kryeministrit Edi Ramës është mandati i 71 në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, koalicioni i vetëm i PS është ai me qytetarët.

“Kryeministri Edi Rama kërkon votat e shqiptarëve për të siguruar mandatin e 71 në Kuvend në mënyrë që të qeverisim të vetëm dhe të vijojmë rrugën e reformave.

Çështja për koalicionet, në fillim ne na duhet të trokasim derë më derë, të qytetarët shqiptarë, koalicioni ynë do jetë ai me qytetarët. Kemi një bilanc reformash për të shpalosur te qytetarët.

Aleatë që duan të kontribuojnë për reformat, anëtarësimin në BE, janë të mirëpritur“, tha Manja.

Vettingu deri në datën 27 Qershor
Ndërkohë, krahas fushatës përgjegjësi e politikës është edhe përmbyllja e procesit të Vettingut. Manja tha se Parlamenti duhet të zgjedhë komisionet e Vettingut duhet të zgjidhen deri në datën 27 Qershor.

“Ky parlament duhet të zgjedhë anëtarët e komisioneve të Vettingut deri në datën 27 Qershor. Është detyrë kushtetuese e këtij Kuvendi që të zgjedhë komisionet e Vettingut. S’është çështje vullnetesh, por detyrë Kushtetuese“.

Z.Manja, do kemi sërish koalicion PS-LSI pas zgjedhjeve?
Koalicioni i parë është ai me qytetarët. Pra, PS jam i sigurtë që do marrë mbi 71 mandate, do pranojë çdo lloj koalicioni që çon Shqipërinë në BE, por jo në kurriz të qytetarëve. Qeverisje me parcela ky vend ka ardhur koha që të mos ketë më. Pra, duhet një mandat i qartë për Edi Ramën për të çuar punët deri në fund. Kemi një bilanc për të qenë ne forca që do çojë Shqipërinë në BE.

Fushata e PS duket se po nxhehet me LSI…
Ne s’kemi punë as me PD dhe as me LSI. Ne kemi punë vetëm me qytetarët për t’u shkuar derë më derë. Ne s’bëjmë premtime për vende pune në kundërshtim me ligjin dhe përbën vepër penale. Jemi në një fushatë dhe pse jo, pas datës 25 Qershor, me mënyrën si po zhvillohet fushata, pse jo në datën 25 Qershor unë duhet t’i telefonoj fituesit.

Kanë rënë dakord Rama me Bashën?
Jo, nuk kanë rënë dakord Rama me Bashën, por kanë rënë dakord partitë politike. Ato ndryshime që iu bënë Kodit Penal, ligjit të partive dhe çeljes rrugë të Vettingut, tregon faktin se kush humbet telefonon fituesin. Sepse procesin zgjedhor po e monitorojnë të gjitha palët, më së shumti opozita.

Mund të kemi një koalicion të madh?
S’duya të bëj asnjë koment, asnjë lloj aludimi. Në këtë fazë ne si PS kemi vetëm një objektiv të kërkojmë votën e qytetarëve nga veriu në jug, në çdo fshat të Shqipërisë për të qenë ne partia e parë me mandatet e duhura për të qeverisur Shqipërinë.

Rikthehemi te rasti i ministrit Demiraj, ka nisur një procedim ndaj oficerëve që filmuan ministrin, por jo ndaj ministrit për pengim të hetimeve…
Është në kushtet e nisjes së një hetimi për pengimin e hetimeve. Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj ministrit. Hetimet ndaj oficerin janë të paligjshme.
Është në tejkalim të kompetencave të tij si ministër. I ka penguar apo jo hetimet, është detyrë e Prokurorisë ta zbardhë. Ministri i Brendshëm është autoritet politik dhe s’ka të bëjë aspak me menaxhimin operacional të policisë pasi është kompetencë e Policisë së Shtetit.

a.ç

Next Post
Ndërrimi i mërzitshëm i viteve

Paqe mediokre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com