• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS Dashamir Peza jep arsyet e tij për mosvotimin e ligjit për mbetjet

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Dashamir Peza, një prej ‘rebelëve’ që votoi mbrëmë kundër ligjit për importin e mbetjeve sqaron në një intervistë për News24, arsyet e këtij vendimi.


Pse votuat kundër ligjit për mbetjet?

Një nga presidentet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (John Quincy Adams) ka thënë:

“Gjithmonë voto për një princip, edhe pse mund të jesh vetëm, që të provosh ndjenjën e ëmbël se vota jote nuk humbet kurrë”.

Për mua tema e ambientit është një çështje madhore, është çështje koshiencës personale përtej kufirit të partive. Unë kam qeneë vazhdimisht konsistent me këtë qëndrim timin dhe këtë e kam shprehur me votë edhe në tetor të 2013 por edhe në nëntor 2011.

Çfarë nuk ju bindi edhe me ndryshimet e bëra në ligj?
Unë nuk kam asnjë dyshim në vullnetin e mirë të kësaj maxhorance lidhur me ndryshimet e bëra por vazhdoj të ruaj bindjen e thellë se praktika e riciklimit të mbetjeve në mbare botën, përfshi këtu mbetjet e parrezikshme apo të rrezikshme, përmban në vetvete rrezikun e përfshirjes në këtë veprimtari të përpunuesve të paskrupullt të mbetjeve. Problemi i tregtimit ilegal të mbetjeve të rrezikshme është gjerësisht i përhapur edhe në vetë vendet e Bashkimit Europian por dhe në mbarë botën, fatkeqësisht, vetë Bashkimi Evropian nuk ka gjetur ende mënyrat efikase për të luftuar krimin e organizuar në fushën e menaxhimit të mbetjeve, për këtë ndjehem i pasigurt për përfshirjen e Shqipërisë në këtë veprimtari. Unë nuk besoj se ne i kemi kapacitetet e nevojshme monitoruese dhe aftësinë për të aplikuar një metodologji rigoroze në këtë aspekt. Ka edhe aspekte të tjera por besoj që edhe vetëm kjo mjafton për të votuar kundër këtij qëndrimi të ri.

A ju ka kontaktuar kush pas votimit?
E kuptoj konotacionin e pyetjes suaj. Partia Socialiste është provuar prej kohësh si forca politike më mendjehapur në drejtim të respektimit të opinionit ndryshe, nuk kam pasur as një “kontaktim” të kësaj natyre.

A do e mbështesni ju idenë e referendumit nga shoqëria civile?
Mekanizmi i demokracisë direkte, në kuptimin tim, është një procedurë që ka si qëllim t’ju lejojë qytetarëve të realizojnë vendimmarrje politike drejtpërsëdrejti nëpërmjet votës, pa përfshirjen e Parlamentit apo qeverisë.

A është vota juaj si një rebelim ndaj PS?
Nëse kjo, edhe në kuptimin më të largët, do të ishte e vërtetë, atëherë qëllimet e mia të fshehura për motive rebelimi janë po aq të dëmshme sa edhe mbetjet e kontaminuara.

Tashmë është e përhapur gjerësisht mendësia se pas një qëndrimi të shpallur publikisht fshihet patjetër një mendim i fshehur, djallëzor, pragmatist, por ju siguroj se qëndrimi im është tërësisht dhe thellësisht i lidhur me bindjet dhe formimin tim lidhur me çështjen madhore të dashurisë për tokën dhe natyrën si burimi i vetëm i jetës për njerëzit, edhe pse kjo mund te mos ju duket jo kaq interesante.

Nuk e kam përdorur ndonjëherë pozicionin e deputetit për qëllime të nxjerrjes së përfitimeve personale politike, në princip i kam neveritur gjithmonë këto lloj praktikash./a.k

Next Post
Femra me qen tek çanta?! Nuk kemi nevojë, sepse kemi modën tonë! (FOTO)

Femra me qen tek çanta?! Nuk kemi nevojë, sepse kemi modën tonë! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In