• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD sulmon kryeministrin, Halimi: Rama po kërkon edhe Avokatin e Popullit

by Java News
25/01/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka leshuar sot akuza te ashpra në drejtim të kryeministrit Rama duke deklaruar në Komisionin e Ligjeve se kreu i qeverisë po perpiqet të shtijë në dorë edhe institucionin e Avokatit të Popullit. Sipas tij, Avokati i Popullit nuk mund të jetë kurrë një zgjedhje e kryeministrit.

“Procesi qeveritar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është tërësisht i kundërt me traditën, paktin politik dhe frymën kushtetuese. Avokati i popullit nuk mund të jetë kurrë një zgjedhje e kryeministrit. Ai i përket popullit, qytetareve dhe duhet të jetë rojtar i të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Ai duhet të jetë zëri kundër kryeministrit dhe jo kukulla e kryeministrit. 5 vjet më parë, kur ju ishit në opozitë dhe ne ishim në pushtet, e kërkuat me ngulm deri në bojkot Avokatin e Popullit. Dhe çfarë bëmë ne? Respektuam frymën e Kushtetutës, ua dhamë juve të drejtën për të propozuar Avokatin e Popullit”, tha Halimi.

“Të gjithë e kujtojnë mirë se konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit u bë në selinë e PS-së. Komisioni “ad-hoc” i PS-së kryesohej nga Gjermeni dhe PS-ja zgjodhi vetë mes 12 kandidatëve të preferuarin e saj. Ne e respektuam tërësisht dhe e votuam kandidatin tuaj, sepse Avokati i Popullit nuk duhet as ushtar dhe as kukulla e kryeministrit. Sot, pas 5 vjetësh, po ndodh e kundërta dhe kjo për 2 arsye: e para lidhet me arrogancën dhe delirin që ka Edi Rama, fitova zgjedhjet i dua të gjitha pushtetet për vete. Ç’ më duhet mua se çfarë thoja në opozitë; e dyta ka lidhje me reformën në drejtësi. Kompetencat kushtetuese që iu dhanë më 22 korrik Avokatit të Popullit si një figurë kushtetuese larg qeverisë, po i rrëmben Edi Rama, duke e kthyer në kukull të tij këtë institucion për të zgjedhur dhe influencuar qeverinë e gjyqësorit”, shtoi Halimi.

Deputeti demokrat nënvizoi se “zgjedhja e Avokatit të Popullit nga kryeministri e shndërron këtë institucion kushtetues në një kukull te kryeministrit dhe shërbëtor të bindur të tij”.

“Arroganca dhe deliri i kryeministrit për të rrembyer të gjitha pushtetet, përfshirë dhe këtë që i përket popullit, është rruga më e shkurter për të ikur nga p‎ushteti, skenarë për këtë ka plot nga vendet më të largëta, deri tek fqinjet. Për ne, marrja e Avokatit të Popullit nga kryeminsitri është nje akt i papranueshëm”, deklaroi Halimi.

ma.me
Next Post
31-vjeçari i jep fund jetës, familjarët: Nuk paguante dot faturën e dritave

31-vjeçari i jep fund jetës, familjarët: Nuk paguante dot faturën e dritave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In