• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD-së: Populli është karikuar, do zbrazet në aksione të përshkallëzuara

by Java News
22/10/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka paralajmeruar sot se opozita do të ketë përshkallëzim të aksioneve të saj pavarësisht nga vendimi në parlament për deputetin Saimir Tahiri dhe se populli, jo vetëm ai opozitar por edhe elektorati gri po karikohet.

I pyetur nëse PD do të bojkotojë Kuvendin nëse parlamenti vendos kundër kërkesës së Prokurorisë, Bylykbashi tha se këto janë vendime që i marin forumet në parti.“Le të mos e paraprijmë. Janë forumet e PD që do marrin vendime. Sigurisht që do ketë përshkallëzim. Nuk mund të shkojë kjo situatë si diçka e zakonshme.

“Këto informacione janë duke ardhur në mënyrë konstante nga Italia. Jo vetëm kanë bërë një punë kolosale duke goditur një grup kriminal si Habilaj, por janë duke sjellë dokumente, prova. Edhe në Maqedoni diçka e tillë ndodhi. Ajo që është e sigurt, PD dhe gjithë opozita do përshkallëzojnë qëndrimet e tyre. Nuk mund të lihet si një skandal tjetër i një ministri apo ish-ministri. Kjo duhet të ikë tani”, deklaroi Bylykbashi, raporton “BalkanWeb”.

Në lidhje me reformën zgjedhore, deputeti demokrat tha se PD është për një reformë që sjell dekriminalizim të zgjedhjeve për të rrëzuar lidhjet e politikës me krimin.

“PD ka thënë që në fillim që nuk është një reformë rutinë zgjedhore, por dekriminalizim i zgjedhjeve. Nuk kam asnjë lloj mëdyshje në lidhje me koluzionin mes krimit dhe politikës. Raporti i ODIHR e vendosi në rekomandimin e dytë, por i parë si prioritar shitblerjen e votës. Mishela e zemërimit popullor është duke u karikuar fort. Askush nuk do ta tolerojë Edi Ramën të vazhdojë më tepër me këto shoë prej sharlatanësh”, tha Bylykbashi.

I pyetur nëse aksionet e PD-së do të jenë në bahskëpunim me LSI, Bylykbashi tha se të gjitha partitë opozitare kanë dalë në një qëndim të përbashkët.

“Jo më kot ishte tryeza e partive opozitare dhe dolën me një deklaratë, është një hap që tregon që ky është interes përtej interesit të partive politike. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Komisar Zagani u mor dhe u arrestua për shpërdorim detyre, pa prova vetëm e vetëm se denoncoi Habilajt dhe ministrin, ndërkohë që ministri nuk arrestohet kur vijnë prova nga Italia”, u shpreh ai.

Bylykbashi tha se Tahiri kërcënoi prokurorët në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe se Rama kërkon të ndajë publiku por se nuk do ta arrijë sepse hetimit ndaj ish-ministrit do të vijojë pavarësisht nëse arrestohet ose jo duke paralajmëruar edhe arrestime të funksionarëve të tjerë.

“Edi Rama këtë do të bëjë. Kjo është bajate tashmë. Nga një anë kemi një proces penal, që do vazhdojë për Tahirin edhe pa arrestimin e tij. Ndoshta do të dalin edhe funksionarë të tjerë që do të arrestohen por këtë duhet t’ia lëmë drejtësisë. Unë do të doja shumë që Tahirin dhe këdo tjetër ta shihja të gërmushej para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Do doja Edi Ramën të shkonte të asistonte para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Do doja ta shihja si do t’i etiketonte të gjithë gjyqtarët që po i bëjnë varrin lidhjeve të krimit me politikën. Saimir Tahiri ka prerë biletën e vet. Kaq sa ka dalë është pak, për zyrtarë të niveleve të ndryshme. E gjithë kjo është Edi Rama. Fokusi është atje. Fakti që SHBA-të sjellin ekspertë të FBI-së nuk janë duke ja sjellë Edi Ramës por po i lidhin duart. Nuk mund të mburret ai se po bën luftë kundër drogës, kur e mbushi vendin dhe po arreston 5-6 fakirë”, tha BylykBashi.
Në lidhje me reagimin e ndërkombëtarëve, deputeti demokrat tha: “Unë mendoj se është mjaftueshëm kjo që po vjen nga organet ligjzbatuese të partnerëve tanë. Fjalët e shumta e dëmtojnë
”.

Next Post
Sheh vajzën “të zhveshur”, e rreh në mes të rrugës (VIDEO)

KQZ afër fundit të numërimit në Kosovë, ja rezultatet në të gjitha komunat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In