• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD, Genc Pollo: “Selami është një zombie digjital”!

by Java News
01/05/2017 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi më në fund disa nga zërat seriozë në PD shprehën hapur kundërshtinë e tyre për rrugën pa kthim në të cilën Lulzim Basha e ka futur Partinë Demokratike, ndaj tyre kanë shpërthyer sulmet nga të gjitha anët.

“Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital”, shkruan Genc Pollo pas intervistës së Eduart Selamit në “Zërin e Amerikës”.

Ndërsa një nga gazetarët e afërt të Bashës, Alfred Lela, shkruan në faqen e tij Politiko.al, se tre kritikuesit e Bashës, në fakt janë qejfmbetur me të, pasi nuk ai nuk i ka begenisur.

“Të tre personazhe të pakënaqur me lidershipin e Bashës, dhe me atë që burime në PD e konsiderojnë si ‘mosbegenisje’ të shefit të opozitës ndaj tyre. Topalli, pas tërheqjes së Berishës ka mbetur në ujëra të cekëta sa i takon ndikimit dhe rëndësisë, duke qenë se Basha ka preferuar mbështetjen dhe këshillat e ish-kryetarit të Partisë, Berisha, duke mos parë nevojën, apo edhe dëshirën e komunikimit intensiv me të tjerë, nga ajo që mund të quhet ‘garda e vjetër’ në PD.

Eduart Selami e ka fshehur ‘thyerjen’ e tij me Bashën, megjithëse plasaritja e një zemërimi është shfaqur në raportet mes tyre që herët, kur deputeti dhe ish-kryetari i PD, i rikthyer nga Amerika, garoi për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike dhe u rendit i treti pas Arben Ristanit dhe Enkelejd Alibeajt.

Majlinda Bregu e pa veten në ‘dishezë’ pas ardhjes së Bashës në krye të PD, me një peshë specifike të rënë dhe me një grup mbështetës gjithnjë e më shumë të zvogëluar. Vetëm në rolin e deputetes dhe pa pa ‘besime’ të tjera në strukturën e partisë ajo, ashtu si Topalli, u ndje politikisht e gjymtuar.

Por, ‘zemërata’ e madhe e të treve buron nga fakti se ata kanë humbur njëkohësisht trokitjen në dy dyer: të Bashës dhe të Berishës.

Sidoqoftë, asnjë prej fakteve të mësipërme nuk janë dhe aq të rëndësishëm në raport me kohët që po kalon opozita dhe vendi. Eshtë thelbësore që deputetë të opozitës, figura të rëndësishme të historikut të Partisë Demokratike, të tregohen, të paktën aq luajalë sa aleatët opozitarë të saj.

Të mos thonë gjëra që, në zemërim e sipër me Bashën, të dëmtojnë opozitën.

Përndryshe u qëllon fati i keq i të shndërruarit në ‘ilirmetaj’. Nëse u japin të drejtë kauzave të opozitës, nuk mund të shkojnë në drejtim të kundërt me të.

Pa kthim”, shkruan ai.

Ndaj tre deputetëve të mësipërm ka nisur një sulm frontal, duke nisur që nga numri dy i PD-së, Arben Ristani, deri tek deputetët dhe sekretarët anonimë të PD-së, të cilët mund të mbijetojnë në politikë, vetëm nëse mbijeton Basha dhe Berisha, pasi nuk kanë asnjë vlerë të spitatur personale.

ma.me
Next Post
U kthye nga emigrimi, por nuk erdhi në shtëpi… lumi nxjerr trupin e pajetë të 47 vjeçarit

73-vjeçari me probleme mendore mbytet në lumin Erzen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PD, Luçiano Boçi: 3 opsionet kemi në tryezë për Kuvendin

Reforma Territoriale, Boçi: PD kërkon dakordësi, të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar

August 6, 2026
Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

August 6, 2026
Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

August 6, 2026
Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin

Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin

August 6, 2026
Territorialja, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat

Territorialja, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat

August 6, 2026
Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

August 6, 2026
“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

August 6, 2026
Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

August 6, 2026
Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

August 6, 2026
Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com