Padashje, njëri ndër deputetët e përfshirë për herë të parë në listat e PD ka bërë me dije se ka qënë me Edi Ramën.
Agron Shehaj, përmes një postimi në facebook, ka deklaruar se edhe ai ka protestuar kunder Ilir Metes
Shehaj ka komentuar deklaratat e sotme te Kryeministrit Edi Rama me rastin e 21 Janarit, 7 vjet pas ngjarjes se rende ku ne Bulevard u vrane 4 protestues gjate protestes se opozites.
Shehaj thote se Rama sipas tij genjen pa turp.
Postimi i plotë i deputetit të PD në rrjetin social:
Si nuk ka turp ky njeri? #genjejnepaturp
Ky i drejtoi viktimat për të protestuar kundër Ilir Metës, pastaj përmes aleances me Ilir Metën mori pushtetin, dhe me vonë e zgjodhi President.
Çdo vit i përdor për të bërë propagandë ne mënyrë te neveritshme.
Përtej bindjeve politike, respekt për viktimat se protestuan për një Shqipëri me të mirë. Edhe une kam protestuar kundër Ilir Metës.












