• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deputeti kosovar: Të gjithë do ta votojnë demarkacionin

by Java News
09/02/2018 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se pas një takimi që ka pasur me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj është optimist se Kuvendi më në fund do të kalojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deda ka thënë se ka marrë informata nga Limaj lidhur me një iniciativë që të arrihet një marrëveshje garantuese me Malin e Zi, që nëse gjinden gabimet mund të ketë rinegocim.“Zyrtarisht me kërkesë të zv.kryeministrit Fatmir Limaj jemi takuar më herët.

Më ka informuar për iniciativën e tij për biseda në Mal të Zi dhe jam që t’i japim hapësirë. Më tregoi që Mali i Zi është i gatshëm që të ndihmojë Kosovën që ta kalojë demarkacionin. Nëse shkon siç jemi informuar, ma merr mendja se i gjithë Kuvendi do të votojë marrëveshjen e demarkacionit.

Ne nuk guxojmë ta rrëzojmë demarkacionin në Kuvend. Ideja është të miratohet me garanci. Ka shumë mundësi si dy qeveri mund të marrin garancinë, zotimin, përkushtimin apo çka do që është vetëm le të na çojë tutje”, ka thënë Deda në Interaktiv të KTV-së.

Deda ka thënë se nëse Kosova dëshiron që në dhjetor të ketë liberalizim të vizave kjo duhet të përfundojë në muajin shkurt. Sipas tij, në të kundërtën liberalizimi nuk bëhet as më 2019.

Ai ka folur edhe për negociatat me Serbinë ku ka ftuar që të arrihet konsensus politik në vend.
“Për me qenë seriozë dhe që Kosova të përfitojë ulëse në OKB dhe të përfundojë problemet me Serbinë është të kemi konsensus. Konsensusi është që të caktohet një strategji, një ekip negociues, cilat janë temat tona jetike, cilat nuk janë e të tjera.

Paralelisht kur të ndodhin arrestimet nga Specialja duhet të jemi të dinjitetshëm që të jemi moralisht superior në tavolinë me Serbinë dhe jo të ndihemi keq në atë tavolinë. Ne kemi superioritet moral kur kërkohet hapja e varrezave masive në Serbi, kur kërkojmë kthimin e pensioneve ë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Deda.

Sa i përket Gjykatës Speciale, Deda thotë se akoma nuk është bindur që krerët e partive në koalicion janë tërhequr nga tentativa për shfuqizim.

“Kush po thotë që janë tërhequr. Që t’u besojmë deklaratave të tilla duhet partitë e tyre të marrin vendim publik që partitë po tërhiqen nga ajo kërkesë. Kërkesa është ende në qeveri dhe qeveria duhet që deri më 20 shkurt të japë mendim. Nëse këta tërhiqen, iniciativa nuk vlen më”, ka thënë ai.

Deda ka thënë se izolimi me viza është ndër sanksionet e fundit që SHBA-ja mund t’u bëjë liderëve kosovarë. Ai ka thënë se duhet të përcillen se me kë do të takohen krerët kosovarë gjatë qëndrimit të tyre në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”. (b.an)

Next Post
Mbyllet sërish qeveria e SHBA, Kongresi nuk kalon buxhetin

Mbyllet sërish qeveria e SHBA, Kongresi nuk kalon buxhetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In