Deputeti socialist Pjerin Ndreu mëshiron opozitën, e cila sipas tij ka humbur rrugën dhe po rend pas kauzave të momentin pa asnjë orientim.
Duke komentuar opozitarizmin e PD me Babalen, Alizotin dhe sulmet ndaj Ballës, deputeti i PS thotë se opozita është në panik, ndaj ka nisur idiotësitë e vidiove.
Postimi i Ndreut:
Rrjedhje kolektive në PD!
Të zenë ne panik për ca idiotesi vidiosh PD ka rrjedhe në grup. Keto dite treguan gjithe arsenalin e papergjegjshmerise qe i karakterizon.
Nje dite nxjerrin Alizotin qe thote qe e mori Drejtori Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, pastaj dalim e thone se e ka marre drejtori policise Fier. Të vesh duart ne koke!
Nga ana tjetër ju del Taulanti ne Fushe Kruje e njehere te Alizoti, pastaj i numerojne daljet jashtë ku ne shumicen e rasteve jane vizita zyrtare te konfirmuara.
Keta kan humbe rrugen ne oborr te vet.
Jane per tu meshiru !











