• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i Berishës zbulon skenarin: Do ndryshojmë emrin që mos të strehohemi te partitë e tjera! PD e vulës…!

by Java News
19/06/2023 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit të Sali Berishës pohoi në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja.

‘PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo.’- tha Baçi.

Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve nga PD-ja zyrtare, Baçi tha se ato po zhvillojnë një teatër, ndërsa tha se duhet PD-ja duhet të publikojë emrat e anëtarëve të Këhsillit Kombëtar. Sipas Baçit, Lulzim Basha ka vëtëm një qëllim, atë të mbajtjes peng të vulës së PD-së.

‘Këshilli Kombëtar është vendimarrës dhe ka hapësira për të marrë çdo lloj vendimi. Është një gjë që e detyron statuti. Gjatë kësaj kohe bëhet kjo analizë dhe etapa e dytë është kalimi në votëbesim. Teatër. Në mbledhjen nesër të Këshillit Kombëtar të publikojnë emrat e atyre që janë pjesë e Këshillit Kombëtar. Jam edhe unë pjesë e atij këshilli. Këshilli kombëtar nuk është mbledhur asnjëherë. Të publikojë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë dalë në 2021 dhe të shohin sa kanë. Kanë futur emra të tjerë pa qenë farë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Pse nuk publikojnë emrat e listës së kryesisë? Një pjesë dërrmuese kanë ikur vetë. Këmbëngulja e tyre Bashën dhe grupin e tij s’ka nevojë të mbledhin Këshillin kombëtar. Kanë vendosur ta mbledhin që të shohin nesër nga ana statutore. Janë deri te 400.

Është një teatër, një komedi por që e kanë të detyrueshme për ta zbatuar. Lulzim Basha ka vetëm një qëllim që të mbaj vulën e PD-së. Unë personalisht mendoj se s’ka kthim pas. PD de Facto dihet se ku është ligjërisht dhe zyrtarisht të drejtat i ka sekuestruar Rama, të cilën ua ka dhënë dy deputetëve të PD-së.’- tha Baci.

Për analisti Lorenc Vangjeli, Rithemelimi nuk po bëjnë përpjekje për të shkuar drejt interesit të grupit, por shkojnë drejt interesit të një individi.

‘Besoj edhe në pjesën e Rithemelimit të PD-së nuk po bëjnë përpjekje drejt interesit të grupit mbi atë të individit. Interesi i grupit është një dhe i padiktueshëm aradhja në pushtet, që ti ofrosh Shqipëria një ofertë më të mirë. Rruga e vetme, ka të bëjë me kohezionin e forcave politike që të cilat janë në opozitë me Ramës.’- tha Vangjeli./m.j

Next Post
“Kurti bën veprime me kokëfortësi”/ Deputeti i Kosovës: Të dëgjojë thirrjet e kryeministrit Edi Rama

“Kurti bën veprime me kokëfortësi”/ Deputeti i Kosovës: Të dëgjojë thirrjet e kryeministrit Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com