• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i Berishës zbulon pse s’votuan kundër zgjatjes së vettingut dhe apelon: Basha të tregojë ”burimin” për Toyota Auris

by Java News
10/02/2022 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Edmond Spaho foli sonte në Radarin Informativ në ABC në lidhje me marrjen në pyetje të kryedemokratit Lulzim Basha nga prokurorët belgë mbrëmjen e sotme për çështjen “Toyota Auris”.

Spaho tha se Basha duhet të tregojë burimin ku e ka marrë informacionin në lidhje me një aksion që nuk ishte finalizuar ende. “Basha duhet të tregojë burimin ku e ka marrë këtë informacion. Nuk e di ia ka thënë apo jo prokurorëve belgë”, tha Spaho.

Ai tregoi edhe pse zgjodhën të largohen nga Kuvendi duke mos votuar kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut edhe pse nuk ishin pro kësaj nisme të shumicës socialiste.  “Do përdorej si argument për të thënë se këta janë kundër reformës në drejtësi”, u shpreh Spaho.

Spaho nënvizoi se opozita nuk duhet të shërbejë si mashë e maxhorancës për të arritur objektivat e saj.

“Janë bërë gabime të mëdha. Këto duhen evidentuar. Duhet  një debat për të parë se çfarë nuk eci. Opozita nuk mund të shërbejë si mashë e maxhorancës për të arritur objektivat e saj. Edi Rama e ka kapur një pjesë të sistemit të drejtësisë.

Ku janë garancitë që me këtë trupë që kapi gjysmën nuk do kapë edhe gjysmën tjetër. Edhe me ndërkombëtarët nuk duhet gjetur rruga më e shkurtër por duhen para edhe interesat e opozitës. Ka frikë edhe nga problemet që mund të ketë, ai e di më mirë, dhe që është folur edhe në media vazhdimisht edhe për dosjen e Nick Muzin dhe për këtë tjetrën të Toyota Yaris”, shtoi ai.

Lidhur me zgjedhjet e 6 Marsit Spaho tha se betejën e kanë me Partinë Socialiste dhe jo me demokratët, duke theksua se Bashën nuk ka demokrat që e fal pas protestës së 8 Janarit në selinë blu.

“Ne betejën e kemi me Partinë Socialiste. Ne betejën e kemi me Edi Ramën dhe fushata e kandidatëve tanë nuk do jetë fushatë negativiste. Nuk do fokusohet te problemet negative. Qeverisja e Edi Ramës ka pafundësi problemesh. Kështu që ne do përqendrohemi tek ajo që do u ofrojmë qytetarëve të këtyre bashkive. Do i bëjmë thirrje demokratëve të mbështesin bashkëpunimin e Shtëpisë së Lirisë. Ku ishte Trekëndëshi i Bermudës sot. Apo tek ajo thirrja kur nuk voton pro i shërben Edi Ramës. Edi Rama vetë po voton pro.

Me sjelljen e grupit të Lulzim Bashës më 8 Janar ndaj demokratëve më keq se në kohën kur bënim kundër qeverisë, nuk ka demokrat që e fal. Edhe atyre pak mbështetësve që i kanë ngelur i bëjmë thirrje të shikojnë situatën me realizëm që të mund të përgatitemi dhe të bëhemi alternativë serioze për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ne duam t’i japim vendit pluralizmit që është zhdukur”, tha deputeti demokrat. /m.j

Next Post
“Do të rikthehet në krye të LSI”/ Kryemadhi flet për Metën: Presidenca, burg politik për të. Një “kafaz”…!

"Ambasadorët i kanë bërë dëm Shqipërisë"/ Kryemadhi: Kur Meta është i qetë, duhet ta kesh frikë! Më 24 korrik do ketë festë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In