• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i Berishës: Nuk do ketë më seanca normale. Opozita do reagojë, s’ka kthim mbrapsht

by Java News
02/11/2023 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se në parlament nuk do të zhvillohen më seanca normale, për sa kohë, që sipas tij, mazhoranca nuk do të respektojë të drejtat e opozitës, lidhur me kërkesën për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Në një intervistë për ABC News, Baçi u shpreh se aksion i opozitës është reagim ndaj veprimeve të mazhorancës dhe shtoi nuk do të ketë kthim mbrapsht.

“Absolutisht, në plan të parë, nuk vëmë interesat personale, nuk vëmë kërkesën hetimore parlamentare dhe kemi lënë mënjëanë, por kemi vënë në plan të parë interesat e qytetarëve. Interesat e qytetarëve janë ato që në fakt vë opozita, që është e votuar nga qytetarët dhe është opozita ajo që shpreh pakënaqësinë e qytetarëve, pakënaqësinë jo vetëm të demokratëve, votues të opozitës, por edhe atyre qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, qoftë edhe socialistë të ndershëm, të zhgënjyer, që nuk u plotësohen kërkesat e tyre gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance. Më duhet të them që opozita nuk po bën bllokim parlamenti. Nuk kanë për t’u zhvilluar seanca normale, dhe në vazhdimësi ky është një aksion i opozitës, i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm, nuk ka kthim mbrapsht, boll më me lojërat e Edi Ramës dhe mazhorancës. Arsyen pse, a e dini?

Ka një arsye shumë të thjeshtë. PD nuk kërkon privilegje nga mazhoranca, nuk kërkon absolutisht mëshirë nga mazhoranca, nuk bëjmë grindavecin për të tërhequr vëmendjen dhe as për të krijuar lajm. Nëse mazhoranca nuk do ta provokonte opozitën, nëse mazhoranca do të zbatonte rregulloren e parlamentit, do t’i krijonte hapësirat e duhura opozitës dhe nuk do të shkelte të drejtat e saj, atëherë do të kishte zhvillime normale të seancave parlamentare. Opozita ka bërë 8 kërkesa për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare. Kërkesat për komisionin hetimor parlamentar, janë kërkesa që ne i jep të drejtën kushtetuta dhe nëse firmoset nga numri i duhur i deputetëve, atëherë mazhoranca është e detyruar ta ngrejë komisionin hetimor parlamentar dhe jo ta hedhë në votë, nuk ia jep të drejtë kushtetuta, nuk e ka me ligj,  nuk e ka me rregullore dhe ky është paradoksi më i madh.

Këtu ka një detyrim përcaktim, kërkesa që ka bërë PD, është e firmosur nga 43 deputetë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. A e dini se çfarë duhet të bëjë mazhoranca? Me të marrë kërkesën, zonja Nikolla, drejtuesja e seancës, duhet menjëherë të bëjë publikimin e kërkesës në parlament dhe të bëjë miratimin e kësaj kërkese, duke propozuar anëtarët e mazhorancës, që do jenë anëtarët e këtij komisioni hetimor parlamentar dhe jo ta hedhë ne votë dhe ta rrëzojë”, theksoi ai./m.j

Next Post
Sulmi në veri të Kosovës, BE paralajmëron masa ndëshkuese për Serbinë

BE: Kurti dhe Vuçiç pranuan parimisht propozimin e ri, të dy kishin parakushte

Comments 2

  1. Malua nga tatzatI. says:
    3 years ago

    Luan komunisti kujdes se do hash ndonje hu ne bhyje.

    Reply
  2. Leka says:
    3 years ago

    Po ju burra nuk Jeni se perfitoni nga qetesia e mazhorances ,dhe sidomos ti qe te shqen dhe lepuri ,rob koti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com